Panorama Sport (Albania)

“Elliott”, ja plani për Milanin në rast Champions-i

Dy anësorë dhe blerja e Bakajokos, në krye të listës

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Objektivi sezonal i Milanit dihet që është kualifikim­i në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Me ekipin në vendin e tretë, ëndrra Champions duket më e prekshme. Në rast realizimi të këtij misioni nga ana e djemve të Gatuzos, pronarët e klubit do të nisin punën për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri. Lajmin e ka raportuar "Tuttosport", e përditshmj­a italiane sipas së cilës në "Casa Milan" po thuret plani që do ta bëjë edhe më konkurrues "Djallin".

BLERJA E BAKAJOKOS

- Siç thamë, në rast Champions-i do të kryhen disa ndërhyrje. E para do të jetë blerja e Tiemue Bakajokos, i cili këtë sezon luajti me kuqezinjtë i huazuar nga Çelsi. Mesfushori e ka treguar me fakte se i vlen 38 milionë eurot, të cilat me shumë gjasa do të derdhen në arkat e "bluve" në verë. Leonardo do të tentojë të ulë vlerën e operacioni­t, duke synuar në dëshirën e Bakajokos për të vijuar karrierën te Milani. Në listën e drejtuesve janë edhe dy anësorë sulmi. I pari është Alan Sen Maksimë i Nisës, me të cilin është arritur një akord për pagën, teksa duhet gjetur ende ai me klubin. Emri i dytë është ai i Everton të Gremios, me 22-vjeçarin që monitorohe­t nga afër prej vëzhguesve kuqezi.

- Përveç të sipërpërme­ndurve, "Elliott" dëshiron edhe një kampion në gjirin e Milanit 2019-20. Megjithëse nuk po zhvillon një sezon fantastik, Sergej Milinkoviç-Saviç mbetet ëndrra e pronarëve amerikanë të "Djallit". Burime pranë kuqezinjve bëjnë të ditur se krerët janë të bindur se mund të marrin konsensusi­n e Lacios për një shumë rreth 80 milionë euro. Bisedat me Klaudio Lotiton dhe drejtorin Igli Tare nuk janë kurrë të lehta, me palët që tashmë janë të vetëdijshm­e se Milinkoviç-Saviç nuk vlen më mbi 120 milionë euro. Mund të jetë serbi goditja e Milanit në mesfushë, ku duhet të mbërrijë edhe një regjisor. Kandidatur­at janë ajo e Julian Vaigel i Borusias së Dortmundit dhe Stefano Sensit, me këtë të fundit dukshëm të favorizuar.

ËNDRRA SERBE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania