Panorama Sport (Albania)

Tirana, 165 milionë lekë nga biletat

Mesatarish­t 3000 tifozë për çdo takim të luajtur në kryeqytet

- OLSI AVDIAJ

Tifozët e Tiranës janë kthyer në stadium dhe i kanë mbushur arkat klubit bardheblu. Mesatarish­t janë 3000 spektatorë çdo ndeshje, ndonëse pikun e kanë sfidat me Partizanin, që kanë bërë namin në stadium. Duke mos llogaritur dy takimet pa tifozë, që e kanë dëmtuar jo pak ekipin bardheblu, shuma bruto e grumbullua­r kalon të

165 milionë lekët në 11 takime, duke vënë...

Tifozët e Tiranës janë kthyer në stadium dhe i kanë mbushur arkat klubit bardheblu. Mesatarish­t janë 3000 spektatorë çdo ndeshje, ndonëse pikun e kanë sfidat me Partizanin, që kanë bërë namin në stadium. Duke mos llogaritur dy takimet pa tifozë, që e kanë dëmtuar jo pak ekipin bardheblu, shuma bruto e grumbullua­r kalon të 165 milionë lekët në 11 takime, duke vënë një rekord për këtë sezon si ndoshta skuadra me më shumë ndjekës këto 24 javë.

Financat - Edhe pse është një shifër bruto dhe që duhet të certifikoh­et, Tirana ka grumbullua­r rreth 165 milionë lekë vetëm nga biletat e shitura në 11 takime. Fatkeqësis­ht, dy takime kanë qenë pa tifozë, por këta të fundit nuk e kanë lënë në baltë ekipin. Takimet që kanë bërë "golin më të madh" janë dy sfidat derbi, ku janë grumbullua­r afërsisht 100 milionë lekë nga biletat, madje edhe me një stadium të tejmbushur. Mesatarja e llogaritje­s është nisur së pari nga tifozët që kanë qenë në stadium për çdo ndeshje dhe çmimet e biletave të deklaruara nga klubi. Sigurisht, jo domosdoshm­ërisht kjo shumë ka shkuar në arkat e klubit, pasi ka pasur firo nga abonetë, hyrjet pa biletë në stadium apo edhe vendet e dhuruara nga klubi. Gjithsesi, me një mesatare prej 300 lekësh për biletë për gjithë sektorët(në derbi kushton 400), veç tribunës A dhe B që në ndeshje normale dhe derbi kushtojë 1000 dhe 2000 lekë, Tirana ka grumbullua­r saktësisht 16590000 lekë, por bruto. E veçanta e këtij sezoni është një tjetër fakt. Nga stadiume boshe sezonin e shkuar, këtë sezon Tirana ka mesatarish­t 3000 tifozë për ndeshje, edhe pse këtë llogaritje e ngrenë dy derbet që kanë qenë në kapacitet të plotë. Shkurt, një sukses financiar i Tiranës te biletat që do të kishte qenë edhe më i madh nëse tifozët do të ishin kthyer në stadium të shumtë në numër prej fillimit të kampionati­t. Por, edhe tani nuk është keq, sepse skuadra nuk duhet të "mbetet në baltë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania