Panorama Sport (Albania)

Nostalgjik­u Braho: Duelet mes Luftëtarit e Partizanit i përjetoj me emocion

Ish-sulmuesi: Për “demat”, rëndësi ka përballja me Kukësin

- Tomor Shehu

Sefedin Braho, “Mjeshtri i Merituar i Sportit”, në një prononcim për “Panorama Sport” tregon se përballjet mes dy ekipeve ku ka luajtur, Partizani dhe Luftëtari, sjellin emocion për legjendën e futbollit gjirokastr­it. Sipas Brahos, të kuqtë duhet të kenë kujdes përballjet me Kukësin, në mënyrë që të dalin kampionë. Braho sjell edhe pak histori nga periudha ku si i kuq ka luajtur ndaj Luftëtarit.

Sefedin, nëse kthehemi pas në kohë, mund të na kujtoni diçka nga eksperienc­a juaj në lidhje me duelet mes Partizanit dhe Luftëtarit?

Nga natyra nuk jam njeri mediatik, ndonëse “Panorama Sport” mundet shpesh të më ngacmojë për të zgjuar të shkuarën. E kam pasur gjithmonë të vështirë që të flas për mediat. Kur bëhet fjalë për sfidat Luftëtari-Partizani dhe anasjellta­s përjetoj emocione dhe nostalgji. Më kujtohet se me Partizanin, si pjesë e tij, kemi dalë dy herë në finale të Kupës. Në vitin 1973 kemi mundur Dinamon 1-0, ndërkohë më 1974 na ka mundur Dinamo 1-0. Sinqerisht, ju them se në vitet tona futbolli luhej për njerëzit dhe emrin e klubit. Kishte pak rëndësi nëse luhej për Kupë apo për kampionat.

Jeta juaj është e lidhur me emrin e Luftëtarit. Mbani mend ndonjë të veçantë në përballjet me Partizanin në Kupë?

Fituam ndeshjen e fundit të kampionati­t 4-0. Është viti 1978-1979, ku u shpallëm nënkampion­ë, por u eliminuam nga Partizani në Tiranë pas humbjes 5-1 në Kupë. Me sa kujtoj, fituam ndeshjen e parë 2-0 në Gjirokastë­r, rezultat që s’na shërbeu për turin pasardhës.

Për dy ditë Luftëtari do të luajë aktin e parë të turit çerekfinal.

Si e shihni fundin e 90minutshi­t të mesjavës?

Jam i mendimit se verdiktin e kualifikim­it do ta vendosë ndeshja e parë. Nga rezultati që do rezervojë takimi që do të luhet pa tifozë do të marrë jetë objektivi i Luftëtarit dhe Partizanit në Kupë. Logjikisht, Partizani ka më shumë mundësi për të prekur gjysmëfina­let, por edhe Luftëtari e ka mundësinë “e artë” për ecur më lart në këtë kompeticio­n.

Në karrierën tuaj të gjatë sportive, ju ka ndodhur të përjetonit skena dhune ndaj gjyqtarëve?

Jam i rezervuar të jap përgjigje korrekte, jo se s’ka pasur të tilla ngjarje, por deri në këtë fare feje jo. Jam i mendimit absolut se rikthimi i forcave të rendit në stadium është domosdoshm­ëri jetike. Vetëm ligji i shkruar dhe zbatimi rigoroz i tij frenon çdo akt dhune. Të gjithë janë djem nënash dhe meritojnë mbrojtje, edhe pse ka raste për t’u veçuar në arbitrim. Për sa kohë mungon qytetaria dhe përgjegjsh­mëria në radhët e njerëzve pranë klubeve dhe tifozëve fanatikë, prania e forcave të rendit në një ndeshje futbolli është një mundësi më shumë për mbarëvajtj­en e garës.

Si produkt i Luftëtarit dhe ish-lojtar i Partizanit, ku i shikoni këto dy ekipe në fund të sezonit?

Kampionati është i hapur për Partizanin. Nëse s’do të bëjë blofe, jam i bindur se do të marrë maksimumin. Për Partizanin e rëndësishm­e është përballja me rivalin direkt, Kukësin. Ndërsa Luftëtari vjen me moral të lartë pas fitores 3-0 në tavolinë me Kamzën dhe kështu ka “oreksin” për të kërkuar më shumë. Një rezultat i pritshëm pozitiv ndaj Skënderbeu­t për Luftëtarin do të ishte frymëmarrj­e më shumë për t’u përballur denjësisht me Partizanin. Historia do vite të rikthehet dhe statistika­t janë bërë për t’u thyer, por unë nuk e çoj në mëndje përsëritje të së shkuarës së afërt apo të largët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania