Panorama Sport (Albania)

Kupa, ‘demat’ 12 vite pa gjysmëfina­le

Të kuqtë e kryeqyteti­t i synojnë të dy trofetë, beteja nis nga Luftëtari

- ILIR CARA

Shtyrja e javës së 25të të Kategorisë Su periore nga bojkotimi i arbitrave ka bërë që Partizani ta ndryshojë fokusin e përgatitje­ve. Të besuarit e trajnerit Skënder Gega ndiheshin gati për sfidën e planifikua­r për të premten e 8 marsit, por nuk e kanë ndërprerë punën, pasi mendohet se të martën do të zbresin në fushë ndaj Luftëtarit, e vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Trajneri Skënder Gega e ka deklaruar që para përballjes së turit të dytë në Kupë me Kastriotin, se edhe ky trofe synohet nga Partizani, i cili duket se dëshiron të fitojë gjithçka në këtë sezon futbollist­ik. Partizani e ka fituar trofeun e fundit para 15 viteve, pikërisht Kupën e Shqipërisë në 2004-ën, ku mposhtën në finale Dinamon me golin e mbrojtësit Henri Ndreka. Partizani i këtij sezoni, me sa duket

është i destinuar të thyejë tabutë. Fillimisht kërkohet titulli kampion, që për herë të fundit është fituar në sezonin 1992-1993. Për këtë trofe duken në rrugë të mbarë, por duhen kaluar edhe 12 pengesa të tjera për

të shkuar në fund. Tersi i ka ndjekur “demat” edhe në veprimtari­në e Kupës së Shqipërisë, që është kthyer në makth, pasi prej 12 sezonesh nuk kanë arritur që të shkojnë në gjysmëfina­le. Për herë të fundit, Partizani ka shkuar në gjysmëfina­le në sezonin 2006-2007, ku është eliminuar nga Teuta me dy barazime, 0-0 në Durrës dhe 1-1 në kryeqytet. Më pas paraqitja e të kuqve në Kupë është shoqëruar me një trajektore në rënie. Pika më e errët është fiksuar në edicionin 2011-2012, ku janë eliminuar në turin paraelimin­ator nga Sukthi. Skuadra e trajnerit Skënder Gega ka mundësinë që të thyejë tabunë 12-vjeçare të klubit në Kupë për të shkuar në gjysmëfina­len e këtij kompeticio­ni. Ndonëse shorti duket i favorshëm për të kuqtë, historia nuk është në favorin e “demave”, pasi Kupa ka rezultuar si një veprimtari turpërimi për të kuqtë edhe në epokën “Demi”. Para dy sezonesh ishte Besëlidhja që militonte në Kategorinë e Parë, që i eliminoi në turin e dytë. Përveç këtij eliminimi surprizë nga lezhjanët, Kupa e Shqipërisë ka rezultuar edhe si një mundësi e dështuar e Partizanit për të krijuar aleanca, por që në fund nuk i kanë vlejtur. Për dy vite me radhë, kryesisht në sezonin 2014-2015, ku janë eliminuar nga Laçi në çerekfinal­e, ka pasur zëra se të kuqtë kanë lëshuar përkundrej­t kundërshta­rit, në mënyrë që ta kishin si aleat në kampionat. Por kjo aleancë e përfolur nuk ka rezultuar efikase, pasi jo vetëm që u larguan me njollë nga Kupa, por mbeten edhe jashtë luftës për kampion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania