Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, “minifazë” për të thyer Kukësin

- Llazi Saro

Një pikë morali në Durrës ndaj Teutës ka rikthyer optimizmin te Skënderbeu. Natyrisht, ecuria jo e mirë që nisi nga mesi i fazës së dytë të kampionati­t kishte tronditur jo pak situatën te korçarët. Ekipi sikur kishte humbur besimin, ndërsa edhe trajneri Orges Shehi ishte lëkundur jo pak. Megjithatë, muaji mars duket se ka nisur mirë për Skënderbeu­n, pasi barazimi kundër Teutës së vendit të tretë ka ardhur në momentin e duhur. Duke përfituar nga shtyrja e kampionati­t, skuadra e Shehit mori një bonus shumë të madh, pasi nuk do të luajë fare ndeshjet me Kamzën, të vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Përjashtim­i i Kamzës e kualifikoi direkt në gjysmëfina­le ekipin korçar, që tashmë ka kohën e nevojshme për të përgatitur më së miri ndeshjen e radhës për kampionat kundër Kukësit, që do të luhet këtë fundjavë (mbetet për t’u përcaktuar të shtunën ose të dielën). Nga takimi i fundit dhe deri tek ai ndaj Kukësit në Korçë, janë plot 14 ditë në dispozicio­n të ekipit. Pra, gati një minifazë për të përgatitur në mënyrën më të mirë sfidën ku vetëm fitorja mund të konfirmont­e kthesën e vërtetë të Skënderbeu­t në kampionat. Sinjalet pozitive që vijnë nga gjyqi kundër vendimit të UEFA-s në KAS-in e Lozanës kanë rindezur shpresat e klubit për t’u rikthyer në Europë. Natyrisht, gjithçka do të shikohet në vazhdimësi, pasi seanca dëgjimore në KAS është përcaktuar për t’u zhvilluar më 16 prill. SITUATA – Trajneri Shehi e kishte lënë pushim dje ekipin, për t’u rikthyer sot dhe vijuar planin në prag të ndeshjes së kampionati­t. Në periudhën e pauzës Skënderbeu zhvilloi edhe një test miqësor ndaj Maliqit të Kategorisë së Dytë, që i shërbeu Shehit për të parë gjendjen e lojtarëve, të cilët nuk duhet të humbasin ritmin e kampionati­t. Sinjale të mira po jep Dejvi Bregu, i cili po riaftësohe­t plotësisht dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse do të marrë minuta ndaj Kukësit. Në Korçë nuk duan të nxitohen, por e rëndësishm­e në këtë moment është se vlonjati po i djeg të gjitha etapat e riaftësimi­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania