Panorama Sport (Albania)

Kotherja: Bojkoti, vendim i vonuar

Nurishmi tregon pamundësin­ë e FSHF-së: Nuk kërkojmë dot kamera në çdo stadium

-

Ish-gjyqtari dhe ish-shefi i gjykimit në FSHF, Plar ent Kotherja, ka analizuar vendimin e Shoqatës së Arbitrave për bojkotin e kampionati­t. I ftuar në emisionin "Sport News Plus" të gazetares Daljana Sejdia, në televizion­in "News 24", Kotherja u shpreh se vendimi ishte i drejtë, edhe pse i vonuar.

KOTHERJA- "Gjithë opinioni publik u ndesh me pamjet të tmerrshme. Kjo dhunë i krijoi anë negative sportit. Ky është dhe arbitër i FIFA-s. Vendimi i Shoqatës ka qenë me vend dhe ndoshta pak i vonuar. Duheshin disa sinjale me përpara, që mos vinim në këtë situatë. Ne që në javën e parë jemi përplasur me dhunën. Çdo javë jam nëpër stadiume, të gjithë e mbajnë mend ndeshjen Skënderbeu-Partizani. Kemi pasur shumë simptoma të tilla. Kemi parë që policia private ishte komplet inekzisten­te. Askush nuk i ndalonte tifozët e armatosur me flakadanë dhe fishekzjar­rë. Nuk ka asnjë lloj autoriteti mbi sportdashë­sit. Ne duam të sigurojmë djemtë tanë. Kemi ekipin tonë të arbitrave. Duam të sigurojmë punën e tyre normale dhe jetesën e tyre. Shteti dhe FSHF të gjejnë një emërues të përbashkët dhe të zgjidhin këtë ekuacion. Arbitrat shihen si UFO".

NURISHMI- Shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Lysien Nurishmi, mendon se institucio­ni i futbollit nuk mund t'u kërkojë të gjitha klubeve që të vendosin kamera në stadium. I ftuar në emisionin "Zona Gol" në "SuperSport", Nurishmi foli për problemati­kën e fundit me kampionati­n, ndërsa preku edhe dënimin e Kamzës. Sipas tij, duhet pritur më parë vendimi i Komisionit të Apelit, për të parë se çfarë mund të ndodhë me të ardhmen e lojtarëve apo kategorinë ku do të luajë Kamza sezonin e ardhshëm. "Pamjet në Kamzë na kthyen vite mbrapa. Vetë arbitrat kanë menduar se bojkotimi do të shërbejë si një shtysë që gjëra të tilla të mos ndodhin më. Për këtë arsye, të hënën do të zhvillohet një mbledhje, ku do të jetë i pranishëm kryeminist­ri Edi Rama, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, dhe pjesa më e madhe e presidentë­ve të klubeve. Natyrisht, tema më e nxehtë do të jetë rikthimi i policisë në stadiume. Federata në emër të klubeve do t'i kërkojë qeverisë ndryshimin e ligjit që ndalon policinë të jetë brenda në stadium. Me stjuartë siguria nuk mund të garantohet", theksoi Nurishmi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania