Panorama Sport (Albania)

"Pa polici, arbitrat mund të komprometo­jnë garën"

-

Vendimi i Shoqatës së Arbitrave ka ndërprerë të gjitha aktivitete­t futbollist­ike në vend, ndërsa sipas të gjitha gjasave, nga nesër do të rifillojnë me Kupën e Shqipërisë. Takimi i ditës së sotme mes FSHF dhe klubeve me kryeminist­rin Rama do të vendosë nëse policia do të rikthehet ose jo në stadiumet tona. Sipas presidenti­t të Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati, kjo është një kërkesë bazike, jo vetëm për sigurinë, por edhe për ndershmëri­në e garës. Gjatë një bisede për "Top Channel", ai tregon pasojat e mungesës së policisë në stadiume dhe impaktin që kanë tek arbitrat dhe gjykimi. "Nëse nuk ka polici në stadiume, as arbitri nuk mund të marrë vendime të drejta dhe mund të komprometo­jë garën. Në rast se nuk do të rikthehet policia, bojkoti do të vazhdojë. Ne vijmë nga një sistem totalitar, ku vetëm polici mund të mbajë rendin dhe sigurinë", deklaroi presidenti i Shoqatës së Arbitrave shqiptare. Kujtojmë që arbitrat bojkotuan prej incidentit pas ndeshjes Kamza-Laçi 1-1, ku u dhunua gjyqtari Eldorian Hamiti.

SITUATA

Gjatë javës që lamë pas u luajtën vetëm disa miqësore mes ekipeve të Superiores, Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Nga ajo që u pa, ata që gjykuan ishin thuajse të gjithë ish-arbitra. Madje, FSHF urdhëroi të gjitha kolegjiume­t që mos t'iu përgjigjes­hin klubeve në qytetet përkatëse nëse u kërkohej të gjykonin takimet miqësore. Nga sot situata pritet të ndryshojë pas takimit me kryeminist­rin Rama, i cili për problemati­kën që ka shoqëruar futbollin shqiptar në javën e kaluar fillimisht pati një bisedë kokë më kokë me presidenti­n Duka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania