Panorama Sport (Albania)

Elbasani peng i një date, gjyqi me anglezët po zvarritet

- Vladimir Mema

Elbasani po endet në inferiore prej disa vitesh dhe rikthimi në elitë duket i largët. Ky sezon i zbehu shpresat e tifozëve për ngjitjen në Kategorinë Superiore dhe ajo që shpresojnë është që të paktën të shmangin rënien dhe të mos detyrohen që në përfundim të kampionati­t të shkojnë në Kategorinë e Dytë. Dhe nëse ky mision realizohet, për verdheblut­ë do të ishte një sukses. Me sa duket, ngërçi që e ka kapur me aksionet, të cilat u shitën para tri vitesh tek anglezët, po vijon edhe sot e kësaj dite duke e mbajtur klubin peng. Meqenëse anglezët nuk shlyen detyrimet ndaj aksionerëv­e të vjetër, Bashkisë Elbasan (54%) dhe Arben Lazes (46%), palët kanë shkuar drejt gjyqit. GJYQI – Po bëhen disa muaj që palët u janë drejtuar dyerve të gjykatës për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë çështje. Por sot e kësaj dite nuk është caktuar ende një datë se kur palët mund të përballen në gjyq. “Panorama Sport” mëson se aksionerët e vjetër (Bashkia Elbasan dhe Arben Laze) kanë dërguar dokumentac­ionin për t’u përballur me palën angleze, në mënyrë që kjo të mos zvarritet më si çështje. Madje, burime pranë klubit pohojnë se bëhet fjalë vetëm për një gjyq, sepse pala angleze duket se nuk ka pretendime për të mbajtur më klubin e Elbasanit. Nisur nga ky fakt, mund të mjaftonte vetëm një datë gjyqi për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë çështje. Por, ende nuk dihet kur palët do të thirren në gjykatë për të bërë edhe formalitet­et. Edhe në situatën ku ndodhet klubi aktualisht, është Bashkia Elbasan dhe Laze që po bëjnë përpjekjet për ta mbajtur në këmbë atë, ndonëse deri në vendimin e gjyqit kjo gjë mund t’u takonte anglezëve. INTERESIMI – Burimet brenda klubit pohojnë për gazetën se gjatë kësaj periudhe nuk ka munguar interesimi për të blerë aksionet. Bëhet fjalë për investitor­ë vendës dhe të huaj. Ndërkohë, nuk mund të bëhet asnjë lëvizje për aq kohë sa nuk është marrë një vendim gjyqësor. Gjithsesi, e rëndësishm­e është që pas përfundimi­t të gjyqit me kompaninë angleze “Manchester Group”, drejtuesit do të hyjnë sërish në bisedime për t’i shitur aksionet. Kur të vijë ajo ditë, shpresohet vetëm që kësaj here aksionet e një klubi me traditë si Elbasani të shkojnë te njerëzit e duhur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania