Panorama Sport (Albania)

3 ekipe në 3 muaj, Stojku për rekord: Ja pse zgjodha Apoloninë

-

Gentian që për elbasanasi­n Stojku është ky zyrtarisht vit ka nisur trajner me "rekorde" i Apolonisë. personale, Dhe duhet pasi thënë në janar drejtoi Erzeni, në shkurt shkoi te Kamza dhe marsi e gjen në Fier. Në intervistë­n e tij të parë për "Panorama Sport", 44-vjeçari zbulon planet për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe nuk kishte si të mos fliste për Kamzën dhe dënimin e Disiplinës. Stojku, pse zgjodhët Apoloninë? Nuk është e rastësishm­e dhe as aksidental­e. Me drejtuesit fierakë kam pasur kontakte dhe oferta të mëparshme, por që nuk janë finalizuar për shkak të angazhimev­e të mia me ekipe të tjera. Apolonia për mua është një skuadër me emër, me peshë dhe fanellë të rëndë dhe unë e kam kënaqësi të punoj për ta ngjitur atje ku duhet. A keni objektiva për këtë sezon? Objektivat e këtij sezoni janë performanc­a cilësore dhe rezultativ­e, pa vënë në diskutim mbijetesën, por duke i mëshuar sezonit pasardhës. Që do të thotë se keni një projekt edhe për të ardhmen? Kemi një projekt serioz, të cilin e kemi diskutuar në parim dhe mua më ka pëlqyer filozofia e klubit. Nuk do të luajmë thjesht sot për sot, por me objektiva të qarta për kampionati­n e ardhshëm. Skuadra sot? Pa dyshim që ka problemet e veta dhe duhet shumë punë, përndryshe do ishte në pesëshen e parë, por unë jam optimist te puna e përbashkët nga të gjithë komponentë­t. A keni marrë garanci nga klubi për të ndërtuar skuadrën që ju doni? Absolutish­t, po. Madje, më kanë siguruar për këtë gjë, pasi unë nuk mund të vija pa një projekt bindës. Një vlerësim për Kamzën, ekipin që ju promovoi në futbollin elitar në Shqipëri. I merituar ky dënim? Po e nis nga fundi: ndihem shumë keq dhe nuk gjej dot fjalë ta shpreh. Me ata lojtarë, me atë skuadër po bënim një punë me aq mund, sakrificë dhe pasion. E kemi dëshmuar me Kukësin në ndeshjen në Elbasan dhe me Laçin ndeshjen e fundit. Nuk gjej dot fjalë dhe, përtej funksionit si trajner i asaj skuadre, më vjen keq që ndodhi gjithë kjo situatë, pa preferuar të futem në analiza. Ju më pyesni nëse është i drejtë dënimi i Kamzës në atë masë? Nuk më takon mua të jap mendim, vendimet i merr tjetërkush. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania