Panorama Sport (Albania)

Stadiumit i vendoset "kyçi", por Lushnja ia del edhe pa tifozë

-

Lushnja nuk ka më interes për kampionati­n. Skuadra ndodhet në vendin e 4-t, duke shmangur kësisoj çdo lloj rreziku për rënien. Pamundësia për të konkurruar për t'u ngjitur në elitë ka bërë që verdhejesh­ilët të luajnë vetëm për... qejf. Sezoni është i mbyllur edhe për tifozët. Stadiumin "Roza Haxhiu" do të jetë i mbyllur deri në fund të këtij kampionati. Madje, edhe ndeshja e parë e sezonit të ardhshëm do të jetë pa tifozë. Nga 13 ndeshje shtëpiake që janë në total, skuadra e Ilir Gjylës detyrohet që në 7 të jetë pa përkrahjen e sportdashë­sve. Katër i kanë luajtur tashmë, por edhe 3 të tjera do të jenë të "heshtura" (ndaj Egnatias, Besës dhe Orikut). Nga mungesa e objektivav­e konkretë dhe nga dënimi i stadiumit, kampionati po përfundon pa u ndjekur nga publiku sportdashë­s. Por, ajo që bie në sy është fakti se lushnjarët nuk i njohin humbjet edhe në kësi kushtesh, pasi kanë fituar me Pogradecin, Apoloninë, Egnatian, kanë barazuar dhe kundër Apolonisë. SPAHO - Për ndeshjen e radhës me Besën, lushnjarët kanë disa mungesa. Portieri Mikel Spaho është i dënuar dy javë nga KDS-ja. Ndërkohë që, mbrojtësi i krahut të djathtë, Renato Dervishi, si dhe mesfushori qendror Ledjan Taullau janë të skualifiku­ar. Në një reagim për "Panorama Sport", portieri thotë: "Kam marrë një dënim dyjavor që është interpretu­ar si ndërhyrje e rëndë. Ne ishim larg nga njëri-tjetrit, kundërshta­ri erdhi tek unë. E kam thënë, portieri me ngritjen e këmbës mbron pjesën e barkut. Nuk e kam lënduar kundërshta­rin. Mendoj se ishim me fat që kapëm fazën 'play-off', sepse e keqja na vinte vërdallë çdo javë. Në vazhdimësi do të jemi me më shumë lojtarë të rinj dhe shpresojmë te një prezantim i mirë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania