Panorama Sport (Albania)

Pere: Na mohuan garën për kreun, tani luajmë për vete

Kapiteni: Do të mposhtim çdo kundërshta­r

- Romeo Xinxifi

Pogradeci doli jashtë objektivav­e dhe zyrtarisht pas dy fazave u përfshi në grupin e "play-out"-it. E megjithatë, kapiteni Miklovan Pere nuk e diskuton mbijetesën, ndërsa me bindje e thotë që do të jenë në krye të renditjes për pesëshen e dytë. "Nuk e diskutojmë aspak qëndrimin në të Parën. Keqardhja jonë është se duhej të ishim në ekipet e para, por për disa arsye që tashmë dihen, na është mohuar lufta për titull", kështu u shpreh fillimisht mbrojtësi për "Panorama Sport". Pogradecar­ët kanë fituar takimin e parë në transfertë dhe shorti i përball me dy ekipet e vendit të fundit. Pasi mundën Elbasanin, tani radha është e Turbinës. "Ne luajmë vetëm për veten tonë. Çdo kundërshta­r që do të kemi para do të luftojmë ta mposhtim. Kjo është pjesë e lojës që pritet nga ne dhe nuk e çojmë aspak ndërmend që të luajmë për t'u bërë nder ekipeve të tjera. Ne kemi objektivat tona dhe jemi të motivuar të luajmë. Ende nuk ka mbaruar kampionati dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Jemi maksimalis­ht të përqendrua­r në procesin stërvitor dhe do t'ia dalim", tha Pere. Liqenorët janë parë pa mungesa në seancat stërvitore të javës dhe po punojnë me intensitet, edhe pse kampionati është ndërprerë. "Ndërprerja nuk na favorizon, pasi vinim pas disa fitoresh radhazi. Por, shpresoj që kampionati të rifillojë sa më shpejt dhe ne të bëjmë të njëjtat paraqitje. Do të luajmë në fushën tonë kundër Turbinës dhe jemi në pritje për të mësuar ditën e ndeshjes", ka përfunduar 27vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania