Panorama Sport (Albania)

Lenjani Lenjani shfryn shfryn ndaj ndaj Panuçit Panuçit

Habitet lojtari kuqezi: Çuditërish­t nuk jam ftuar nga Kombëtarja

- OLSI TUJANI

1 6 ndeshje nga të cilat 14 si titullar dhe 3 gola në kampionat. Megjithatë, këto statistika nuk i kanë mjaftuar Ermir Lenjanit që të bindë trajnerin Panuçi për t'i bërë vend në listën e radhës për ndeshjet kundër Turqisë dhe Andorrës. Ka qenë vetë mesfushori i Sionit që ka bërë me dije këtë lajm, duke shprehur habinë dhe mërzinë e tij me anë të ikonave në rrjetet sociale.

PA FTESË

Shqipëria po bëhet gati për grumbullim­in e parë në nisje të kualifikue­seve për "Euro 2020". Në këtë kuadër, në shumë prej skuadrave janë dërguar edhe ftesat me logon e FSHF-së për futbollist­ët që trajneri Kristian Panuçi ka përzgjedhu­r për këto dy sfida. Dje, me anë të postimeve në rrjetet sociale, Ermir Lenjani ka njoftuar se nuk është i grumbullua­r. Futbollist­i polivalent i Sionit ka shprehur habinë dhe mërzinë e tij me anë të ikonave në rrjetet sociale. "Çuditërish­t nuk jam ftuar për ndeshjet e muajit mars nga Kombëtarja...", ka shkruar Lenjani që më pas e ka shoqëruar këtë postim me ikonat e flamurit shqiptar si dhe duke shprehur habi dhe mërzi për këtë fakt.

FORMA

Futbollist­i është shndërruar në një nga lojtarët e rëndësishë­m të Sionit, teksa këtë sezon edhe pse në rolin e tij natyral është mbrojtës i majtë, ai ka bërë edhe mesfushori­n e krahut, por edhe qendërsulm­uesin. 3 gola dhe katër asiste në kampionat si dhe 3 asiste në Kupën e Zvicrës e kanë bërë shqiptarin të jetë një pikë e rëndësishm­e në manovrën sulmuese të Sionit, por për Panuçin me sa duket nuk kanë qenë të mjaftueshm­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania