Panorama Sport (Albania)

Teuta Teuta thyen thyen në në finish finish Tiranën Tiranën

Lasku ndëshkon ish-skuadrën e tij në sekondat e fundit të ndeshjes

-

Fitore dramatike për Teutën në sfidën ndaj Tiranës. Durrsakët mposhtën në sekondat e fundit 75-74 rivalët nga kryeqyteti, në një ndeshje të mbushur plot emocione. Ashtu siç e kanë bërë traditë këto dy ekipe vitet e fundit, edhe mbrëmja e djeshme ishte nga fillimi e deri në fund e gjitha për t'u shijuar. Pas startit të lojës së baraspeshu­ar, Teuta fillon e krijon avantazh të lehtë në pikë. Tirana duket e vendosur mjaft mirë, por nuk mundet të bëjë shumë në këtë fraksion loje, që mbyllet me një 3-pikësh spektakola­r nga Uilliams. Perioda e dytë shfaq një Tiranë shumë më agresive, e vendosur për të bërë më mirë. Teuta nga ana tjetër, duket sikur e ul ritmin e për pasojë i jep mundësi kryeqyteta­sve ta mbyllin pjesën e parë me vetëm një pikë disavantaz­h (34-33). Fitorja e periodës së dytë i jep besim kampionëve që mund të marrin edhe më shumë, për pasojë që në fillim bardheblut­ë ushtrojnë shumë presion. Hysa edhe pse shumë i ri në moshë, duket se ka kapacitete­t e duhura për t'i vendosur në vështirësi kundërshta­rët dhe në një moment i jep avantazhin e parë Tiranës 38-40. Miqtë kanë diçka më shumë edhe në fillimin e 10minutësh­it të fundit. Shumë shpejt kryeqyteta­sit rrisin avantazhin në pikë. Tirana është shumë më e qartë. Saktësia e Voglit nga gjuajtjet për tri pikë bën që Teuta ta konsideroj­ë seriozisht humbjen, pasi diferenca në një moment shkon në +8 në favor të miqve. Kur duheshin vetëm 50 sekonda lojë, Lasku përmes një 3pikëshi barazon shifrat në 7070. Tirana sërish rimerr avantazhin, por është përsëri Lasku që 4 sekonda nga fundi shënon përmes 3-pikëshit, madje merr edhe një personale, të cilën e ekzekuton saktë duke i dhënë vendësve një fitore shumë emocionues­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania