Panorama Sport (Albania)

Gjon Ndoja rrëfen kalvarin e dëmtimit: Ja si më braktisi Vllaznia

- Senad Nikshiqi

Basketboll­isti i Vllaznisë, Gjon Ndoja, që në nëntor të 2018-ës është jashtë fushave të lojës. Shkodrani u dëmtua në ndeshjen e Vllaznisë me Teutën në transfertë. Një dëmtim që i kushtoi shumë, pasi pësoi këputje të ligamentit të gjurit dhe çarje të meniskut. Për afro 3 muaj Ndoja priti për operacioni­n e tij duke menduar se klubi do të kujdesej pas këtij dëmtimi ashtu siç duhet të ndodhë në kushte normale. Në fakt ndodhi e kundërta. Ai u detyrua që të mbulojë vetë shpenzimet e operacioni­t që kushtoi afro 3500 euro ashtu siç do t'i duhet të mbulojë edhe kostot e shtrenjta gjatë rikuperimi­t për të paktën 8 muaj me radhë. Ndërkohë nga drejtuesit e klubit nuk ka pasur as mesazhe urimi pas operacioni­t. Çfarë ka ndodhur me ju Ndoja? Unë kam pësuar një dëmtim në nëntor të vitit të kaluar. Kam dëmtuar gjurin, dëmtimi më i rëndë që mund të ketë një sportist. Kam këputur ligamentin e gjurit dhe çarje të meniskut. Ishit në fushën e lojës duke luajtur me Vllazninë kur u dëmtuat? Po, në fushën e lojës isha duke luajtur me Vllazninë në ndeshjen kundër Teutës. Në minutat e para, sa u futa në lojë bëra një kërcim dhe u rrëzova keq dhe u dëmtova. Nuk e mendova se mund të ndodhte ai dëmtim aq i rëndë. Çfarë ka ndodhur më pas me ju? Që atëherë dhe deri më tani unë prita pak gjatë. Tani që kam kryer operacioni­n them me vete se kam gabuar që kam pritur kaq gjatë. Prita, sepse mendova se ata njerëz që i kemi afër, ata njerëz që duan t'i qëndrojnë sportit, ashtu siç thonë ata që duan ta përkrahin sportin dhe sportistët, mendova se kanë për të më ndihmuar dhe se kanë për të më ndenjur afër, sepse unë në fushë u dëmtova, nuk është se kisha ndonjë dëmtim jashtë fushe apo në ndonjë ambient tjetër që s'ka lidhje me sportin. E prita shumë gjatë klubin dhe gjatë kësaj pritjeje pashë shumë gjëra dhe kuptova shumë gjëra në këtë periudhë që realisht më kanë bërë të ndihem keq. Çfarë keni kuptuar? Kam kuptuar që tjetër gjë thonë dhe tjetër gjë bëjnë. Unë nuk kam dashur që të më bëjnë ndonjë vlerësim jashtë mundësive që mund të kenë, por të paktën të mos më braktisnin. Atë që e meritoj duhej të ma jepnin dhe jo të më dilnin kundra. Realisht është shumë rëndë për një sportist, pasi kam 15 vite që derdh djersë për atë ekip, për këtë qytet, dhe si do që të jetë e kam një lloj kontributi te Vllaznia dhe nuk besoj se e kisha merituar të braktisem në këtë lloj mënyre. Kjo jo vetëm për mua, por s'duhet të ndodhë me asnjë lloj sportisti, nuk ka sens. Që nga dëmtimi dhe deri më tani kur kam hyrë në sallën e operacioni­t mirë që nuk është mbuluar operacioni për sa u përket shpenzimev­e, por janë bërë përpjekje ndoshta që edhe të më braktisin totalisht. Me të drejtën e Zotit është dashur që të më japin deri në fund atë pjesë që unë kam rënë dakord me ata. Sa ka kushtuar operacioni dhe sa kohë mund të marrë rikuperimi më pas dhe a do të jetë sërish një kosto për ju? Ka kushtuar 3500 euro vetëm si operacion, duke mos harruar se minimumi 6 deri në 8 muaj është pjesa e rikuperimi­t që edhe ajo ka një kosto shumë të madhe për mua, sepse janë terapi, gjilpëra, janë shumë gjëra që kanë koston e vet. T'i mbulosh i vetëm këto kosto është absurde, nuk është e drejtë, nuk ka sens dhe s'mund të qëndrojë në asnjë lloj mënyre. Jo se më ka ndodhur mua, por nëse del dikush dhe më thotë që je duke kërkuar diçka që s'më takon, atëherë unë tërhiqem. Kjo që më ka ndodhur është absurde që të dëmtohem në fushë, të mos mbulohet asgjë dhe të trajtohem me një indiferent­izëm shumë të madh. Kjo të bën që të ndihesh jashtëzako­nisht shumë keq. Ndonjë telefonatë ose takim pas operacioni­t keni pasur? Përveç miqve të mi të afërt, shokëve të mi të ngushtë që kanë qenë më përpara pjesë e Vllaznisë, bashkë me ish-presidenti­n Sokol Dibra që më kanë bërë të ndihem jashtëzako­nisht shumë mirë apo edhe disa të tjerë që kanë qenë afër ekipit më përpara më kanë telefonuar më shumë se një herë, kanë ardhur dhe më kanë takuar te spitali dhe prej këtyre ndihem shumë i vlerësuar, kurse nga klubi s'më ka ardhur asnjë mesazh, asnjë urim pas operacioni­t dhe asgjë tjetër. Keni marrë një vendim? Jam në një periudhë që dua t'i kushtoj shumë rëndësi rehabiliti­mit dhe këmbës, sepse është shumë e rëndësishm­e, ku edhe doktorët më kanë thënë që duhet të jesh i qetë dhe të vlerësosh rehabiliti­min e këmbës, pasi është shumë e rëndësishm­e. Megjithatë, e shoh shumë të pamundur që të rikthehem, sepse më duket sikur po tallem me veten dhe sikur po bëhem pjesë e tyre. Cili është mesazhi juaj? Mesazhi im është që këtë që unë kalova nuk ia uroj asnjë sportisti dhe mos t'i vendosin këta njerëz në provë për këto gjëra. Le të jem unë i pari dhe i fundit që i vë në provë për të tilla gjëra, sepse është një gjë shumë e keqe që nuk e meritoj, pasi kam dhënë një lloj kontributi për ekipin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania