Panorama Sport (Albania)

Godin jep sinjale rikuperimi, Filipe Luis me 99 për qind jashtë

Dopioseanc­ë për spanjollët, tek Atletiko kanë frikë dhe ironi për Rozetin

-

Atletiko e Madridit do të bëjë zbarkimin në Torino ditën e sotme në orën 11:00 dhe menjëherë më pas do të akomodohet në hotel, ndërsa në orën 18:30 do të bëjë inspektimi­n e fushës së “Allianz Stadium”. Në përgatitje për duelin e nesërm, në orën 21:00, trajneri Diego Pablo Simeone ka bërë dy seanca stërvitore, ku surpriza ka qenë Diego Godin. Kapiteni dhe qendërmbro­jtësi i Atletikos mendohej se nuk do t’ia dilte për Juven, por ai dje është stërvitur me topin, edhe pse i diferencua­r nga ana tjetër e grupit. Këto sinjale nuk priteshin pas dëmtimit që ai mori në muskujt anësor të kofshës së majtë, por pas seancave të djeshme nuk do të jetë surprizë, nëse Godin shihet në fushë nga minuta e parë. Ndërkohë, tentativa për një rikuperim “blic” kanë bërë edhe mbrojtësit e majtë, Lukas Hernades dhe Filipe Luis, por asnjë prej të dyve nuk e ka kaluar testin e forcës, edhe pse ky i fundit ndoshta mund të udhëtojë me skuadrën në Torino. Ndërkohë, për t’u kujtuar është fakti se Atletikos do t’i mungojnë edhe titullarët Diego Kosta e Tomas Partej, për skualifiki­m kartonësh. FRIKË NGA ROZETI - Edhe pse fituan 2-0 në vajtje, duke parë episodin e golit të anuluar të Moratës, nga Madridi lëshuan alarmin, më saktë një presion i kamufluar nga frika se disenjator­i i UEFA-s, Roberto Rozeti, është jo vetëm italian, por për më shumë një torinez. Dhe fakti që ndeshja e kthimit luhet në vendlindje­n e kryegjyqta­rit të Ligës së Kampioneve, ai mund të zgjedhë një arbitër që të favorizojë Juven. Në lidhje me këtë alarm që vjen nga selia e Atletikos, edhe Diego Simeone, përpara sfidës me Leganesin, bëri pak ironi mbi këtë fakt: “A i trembemi VAR-it, duke parë atë që ndodhi te Porto-Roma apo te PSGJunajti­d? E kuptoj pyetjen tuaj, por ne s’i kontrolloj­më dot të gjitha...”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania