Panorama Sport (Albania)

Romanjoli lëshon sfidën: Interi vlen vetëm 3 pikë

"Derbi i veçantë, por i barasvlefs­hëm me të tjerat për renditjen"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

2 000 mijë minuta në fushë për Milanin këtë sezon, dy gola, por sidomos shumë paraqitje mbi normën. Ky është viti i "shenjtërim­it" të Alesio Romanjolit, mbrojtësi që tashmë ka hedhur hapin cilësor në karrierë dhe po ndihmon skuadrën e tij në garën për një vend në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. 22 ndeshje në Serinë A, por për "kornizë" janë dhjetë të fundit, në të cilat kuqezinjtë kanë pësuar më pak se gjysmë goli për ndeshje (saktësisht 0.4). Puna është kolektive, por merita të veçanta ka prapavija, ku Donaruma e Romanjoli janë kolonat e repartit të tërhequr. Kapiteni i Milanit ka dhënë një intervistë për televizion­in e klubit, ku vlerëson fitoren e së shtunës dhe shënjestro­n derbin e së dielës ndaj Interit.

Ndoshta nuk është Milani më i bukur, por është rezultativ apo jo?

Mendoj se jemi përmirësua­r shumë, sidomos në aspektin e rezultatev­e, sepse në të kaluarën kemi zhvilluar ndeshje shumë më të mira, në të cilat kemi marrë më pak pikë se sa meritonim. Tani rëndësi kanë vetëm fitoret, në çdo mënyrë e me çdo kusht.

Sa vlen fitorja e së shtunës në Verona?

Ajo ndaj Kievos ishte një fitore thelbësore, sepse na lejon të vijojmë më të qetë rrugëtimin tonë. Sigurisht, duhet të përmirësoh­em edhe më shumë, por në disa ndeshje të caktuara, rëndësi ka që të dalësh nga fusha me pikë të plota.

Të lëmë mënjanë Piontek. Cili ishte çelësi i garës ndaj Kievos?

U treguam kompaktë, solidë dhe jemi të gëzuar. Tani do të kemi të gjithë kohën e nevojshme për të menduar për derbin. Fitoret janë të dobishme, sepse falë tyre krijon edhe më shumë besim. Kjo nuk do të thotë se jemi të kënaqur, sepse puna jonë në kërkim të përmirësim­it do të vazhdojë. Në tre muajt që na ndajnë me fundin e sezonit duhet të japim gjithçka dhe të bëjmë maksimumin në fushë.

Tri pikë që ju mbajnë në vend të tretë, por edhe ju çojnë në një tjetër trysni drejt derbit ....

Derbi është një sfidë shumë e veçantë. Është i rëndësishë­m nëse e fitojmë, por sado i ndryshëm të jetë nga ndeshjet e tjera, nuk vlen më shumë se tri pikë. Thelbësore do të jetë forma me të cilën do të paraqitemi në atë takim. Duhet të mbërrijmë në mënyrën e duhur, në formë të mirë dhe me mendësinë e nevojshme për të marrë rezultatin më të mirë

të mundshëm.

Po me Gatuzon çfarë ndodhi?

Nuk e komentoj dot unë përjashtim­in e trajnerit. Mund të them se ajo që i ndodhi Gatuzos mund t'i ndodhë kujtdo, sidomos për shkak të trysnisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania