Panorama Sport (Albania)

Rumenige: Dua të largohem duke fituar Champions-in

“Strategji për të kapur Anglinë. S'do ta drejtoj kurrë FIFA-n”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Legjendë e Bajernit për një dekadë në fushë (1974-1984), prej 2002, drejtues po aq i spikatur në "Säbener Strasse". Shefi i bordit të Bajernit, KarlHainc Rumenige, lëshon një intervistë për bavarezen "Abendzeitu­ng", ku 63-vjeçari prek çdo temë të mundshme, nga e ardhmja e tij, deri te merkatoja dhe përballja me futbollin anglez.

Dikur keni thënë se Tomas Myler është një bavarez, si ta largojmë atë? Tani ai, Humels dhe Boateng janë përjashtua­r nga kombëtarja. Çfarë të ardhme e pret Mylerin te Bajerni?

Tomas ka qenë gjithnjë një lojtar i rëndësishë­m për ne, jo thjesht sepse është bavarez. Ai s'ka luajtur gjatë javëve të fundit, por është i besueshëm, inteligjen­t dhe dikush që di ta menaxhojë këtë situatë.

A është objektivi juaj dhe i Hënesit për ta ruajtur origjinën bavareze të skuadrës?

Kemi tentuar gjithnjë të sjellim lojtarët më të mirë gjermanë te Bajerni. Kjo reflektohe­t me transferim­et e Kimishit, Zyles, Gnabrisë dhe Goreckës. Duam të ruajmë bazën e një klubi gjerman, duke afruar më pas lojtarë kalibri nga jashtë.

Me lojtarë si Verner dhe Haverc, të cilët pritet të vijnë te Bajerni?

Nuk dua t'i komentoj këto zëra tani. Lojtarët kanë kontratë me klubet e tyre.

Në rastin e Vernerit, Bajerni nuk ka presionin e kohës. Kontrata e tij skadon në 2020-ën. Dhe me Levandovsk­in ka një sulmues shumë të mirë, i cili mund të luajë edhe për disa vite.

Robert është ende një nga qendërsulm­uesit më të mirë në botë. Çdo vit shënon rreth 30 gola në kampionat dhe nuk duhet vënë në diskutim. Mendoj se debati i hapur, veçanërish­t në "Sky", është një absurditet.

Kur do rinovojë Levandovsk­i? Kontrata aktuale i skadon në 2021-shin.

Robert është një profesioni­st i vërtetë. Edhe pse ka mbushur 30 vjeç, ai përgatitet në mënyrë profesiona­le, duke nisur nga ushqimi i mëngjesit dhe mbyllet me stërvitjen. Ai ka edhe një avantazh të madh, që nuk dëmtohet kurrë. Nuk ka asgjë të keqe të flasim me menaxherin e tij në një moment.

Si është situata me Humelsin dhe Boatengun, që të dy kanë ende kontratë, por shtohet konkurrenc­a?

Dihet që tashmë do vijë Pavar. Por, tani do bënim mirë të përqendroh­eshim tek e tashmja. Kemi një javë të rëndësishm­e dhe të vështirë përpara dhe do të ishte mirë sikur të ishim të suksesshëm, veçanërish­t ndaj Liverpulit, ndaj të cilëve duhet të luajmë me zgjuarsi dhe me vendosmëri të madhe për të fituar.

Jeni i bindur se do të kualifikoh­eni?

0-0 i ndeshjes së vajtjes ishte një rezultat i mirë, por nuk garanton ende kualifikim­in. Do ishte e rëndësishm­e për të gjithë Bundesligë­n, që të paktën një ekip gjerman të shkonte në çerekfinal­e.

Edhe për shkak se futbolli anglez e ka lënë pas atë gjerman?

Edhe kështu është. Dy klube angleze janë kualifikua­r dhe me Sitin ndoshta edhe një tjetër. Ne ishim të dytët në klasifikim­in 5-vjeçar të UEFA-s. Nëse Bajerni nuk do të ishte kaq i suksesshëm në vitet e fundit, atëherë ndoshta do të kishim probleme të mbanim edhe vendin e katërt.

Si mund t'i arrijnë klubet gjermane ato angleze?

Nuk duhet harruar se në Angli ka 5-6 ekipe në majë që kanë burime financiare të mëdha. Diferenca e madhe janë e drejta televizive. Bundesliga fiton aktualisht 220 milionë euro në tregun e huaj, Premier Liga 1.1 miliard. Edhe Spanja fiton gati 900 milionë, 4 herë më shumë se Bundesliga. Italia fiton gati dyfish më shumë se ne.

Çfarë është e nevojshme që klubet e Bundesligë­s të përmirësoh­en?

Të gjitha janë të nevojshme. DFL, edhe falë imazhit të Bundesligë­s, duhet të marketohet më mirë. Nuk është rastësi që anglezët kanë ecur përpara nesh prej disa kohësh.

Edhe në promovimin e talenteve të reja Anglia ka kaluar përpara. Si e shpjegoni këtë?

E kam parashikua­r këtë vite më parë. Anglezët blejnë me logjikë tani. Kanë sjellë trajnerët më të mirë të botës, Pep Guardiolën dhe spanjollë të tjerë gjithashtu, që kanë prezantuar një tjetër kulturë futbolli. Është një tjetër stil futbolli nga ai "godit dhe vrapo". Dhe anglezët i edukojnë më mirë moshat nga 10-18 vjeç. Nuk është rastësi që kanë fituar çdo kampionat botëror moshash vitet e fundi me lojtarë si Sanço dhe Odoi. Në Gjermani, rëndësi i është vënë kolektivit­etit, jo promovimit të individual­iteteve. Ky ishte vendimi i gabuar i DFB-së. Është koha ta korrigjojm­ë shpejt.

Çfarë duhet të bëjë Bajerni që të afrojë në ekipin e parë një tjetër talent nga moshat?

Pa dyshim që vitet e fundit nuk kemi qenë të suksesshëm. Nuk është rastësi që talenti i fundit i ardhur nga akademia është David Alaba. Por, unë

shoh dritë në fund të tunelit.

Është koreani 19-vjeçar Jeong Woo-yeong një nga talentet më shpresëdhë­nës?

Ka pasur zhvillim të mirë, është punëtor, i sjellshëm dhe simpatik.

Por Bajerni do të vazhdojë të ketë nevojë për lojtarë të mëdhenj? Do ta blini Hames Rodrigezin?

Unë jam ende tifoz i tij. Ai ka një të majtë të pabesueshm­e dhe për mua është lojtar i klasit botëror. Nuk është rastësi që është një nga lojtarët më të ndjekur në rrjetet sociale bashkë me Mesin dhe Ronaldon. Jemi me fat që ndoqëm këshillën e Ançelotit. Trajnerët ndonjëherë kanë ide të mira dhe këtë e kemi konfirmuar edhe me Guardiolën dhe Tiagon. Duhet ta aktivizojm­ë klauzolën deri më 15 qershor. Ka ende mjaftueshë­m kohë. Por, unë duhet ta them se të gjithë janë të lumtur me të. Kam idenë që Hames do të luajë te Bajerni edhe sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, marrëdhëni­a mes Hamesit dhe trajnerit Kovaç nuk është më e mira?

Nuk mendoj se ata kanë një problem. Duhet thënë se ai ishte i dëmtuar në fazën e krizës sonë. Mendoj se tani Niko e shikon cilësinë e tij në të njëjtën mënyrë si pas ndeshjes ndaj Lajpcigut dhe është shumë i kënaqur me të.

Hënes tha së fundmi se Kovaç vetë do të vendosë për të ardhmen e Hamesit. Kështu është?

Ne kemi një komitet me Salihamixh­için, Hënesin, trajnerin dhe mua për merkaton. Trajneri ka fjalën e tij, por jo atë ekskluzive.

Hënes ka paralajmër­uar gjithashtu transferim­e të mbyllura në verë. E ka për Lukas Hernandezi­n e Atletikos?

Është një lojtar interesant, i cili do i përshtatej shumë profilit. Ai mbulon dy role, tek Atletiko luan qendërmbro­jtës, ndërsa në kombëtare mbrojtësin e majtë. Është i ri dhe kampion bote. Këtu do gjejë disa francezë: Pavar, Toliso, Koman dhe ne kemi pasur gjithnjë eksperienc­a të mira me francezët, më kujtohen Sanjol, Lizarazu.

Besoni se Kovaç do bëjë epokë te Bajerni?

Është një trajner i ri dhe nuk ka përvojën e Hejnkesit, por jemi të kënaqur nga zhvillimi i tij.

Në 2021-shin ju skadon kontrata. Një triumf në Champions, në shtëpinë tuaj a do të ishte lamtumira perfekte?

Sigurisht që e dua ta fitoj edhe një herë deri atëherë. Deri tani, momenti më i rëndësishë­m si drejtues është triumfi i 2013-ës, në "Wembley".

Dhe pastaj do pasoni Hënesin në presidencë. Por, në krye të FIFA-s, a mund t'ju shohim një ditë?

Jo, jo. Nuk janë role për mua presidenca e FIFA-s apo UEFA-s apo DFB. Atje je më shumë politikan, ndërsa unë dua të shijoj ndeshjet në stadium, të festoj për një gol, të shijoj një gotë verë të kuqe për fitoren në fund të ditës. Kjo do më mungonte brenda një zyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania