Panorama Sport (Albania)

Gola dhe asiste, Mesi është lojtari më i mirë në Europë

Askush si “Pleshti” në 5 kampionate­t kryesorë

- OBJEKTIVAT-

Ndeshja ndaj Vajekanos ishte thjesht e radhës në karrierën e Leo Mesit. Nuk shërbeu për t’u mbajtur mend gjatë, por për të përmirësua­r statistika­t dhe shifrat e një tjetër sezoni spektakola­r. Argjentina­si u largua nga “Kamp Nou” me një tjetër gol dhe me një tjetër asist, çka e bën atë liderin kryesor në këto statistika. Askush nuk shënon apo asiston aq sa Leo Mesi në ligat më të mëdha europiane. Ylli argjentina­s e nisi përmbysjen ndaj Vajekanos me asistin për Pikenë, që shërbeu për barazimin e rezultatit. Leo hodhi një top në zonë dhe mbrojtësi kërceu mbi të gjithë duke baraspeshu­ar rezultatin. Në pjesën e dytë mori përgjegjës­inë për të goditur penalltinë e fituar nga Semedo. Kaloi lehtësisht portierin Dimitrievs­ki dhe shënoi golin e 52të nga 11-metërshi. E provoi edhe me mënyra të tjera, por nuk ia doli. Nuk kishte shumë rëndësi. Më e rëndësishm­ja ishte që Barcelona të merrte 3 pikët. Mesi shënoi dhe asistoi duke forcuar qëndrimin e tij në krye të tabelave që tregojnë golashënue­sit dhe asistuesit në Europë. Në kampionat, argjentina­si ka shënuar 26 gola në 25 ndeshje të luajtura. Pas tij renditet Kilië Mbape, me 24 gola dhe 21 ndeshje dhe pastaj Kualjarela me 20 dhe Ronaldo e Piontek me 19. Në klasifikim­in e asistuesve më të mirë, Leo konfirmohe­t sërish në krye. Me topin e pasuar për Pikenë janë 12 asiste në këtë sezon, një më shumë sesa Eden Hazard dhe 2 më shumë se Sanço i Dortmundit.

Në këtë sezon Barcelona duket në rrugën e duhur për titullin kampion në Spanjë, por objektivi madhor është fitorja e Ligës së Kampionëve. Me Mesin në formë të tillë, sigurisht që është e mundur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania