Panorama Sport (Albania)

Reali “poker”, por kërcet grushti

Kaos në skuadrën madrilene, kapiteni Ramos kapet me mbrojtësin brazilian Marselo

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Një fitore që shërben për të rikthyer qetësinë, por nuk e shmang dot situatën që ka përfshirë kampin e Realit të Madridit pas javës së eliminimit nga gara e të gjitha kompeticio­neve. Në transfertë­n kundër Vajadolidi­t të besuarit e Solarit bindin dhe fitojnë 1-4 duke gjetur pak buzëqeshje. A do të mjaftojë për të konfirmuar trajnerin deri në fund të sezonit? Kjo mbetet për t’u parë sot, teksa në Spanjë janë të sigurt se Zhoze Murinjo mund të jetë trajneri i ardhshëm. Rezultati i ndeshjes së djeshme duket një gënjeshtër e madhe, sepse Vajadolidi në fillim tregoi më shumë vlera se Reali. Humbi një penallti, shënoi një gol në pozicion jashtë loje dhe më vonë një gol të rregullt. Reali gjeti forcën për të reaguar dhe përmbysi ndeshjen në pjesën e dytë. E para u mbyll me barazim 1-1 me golin e Varan. Karim Benzema me dopietën e tij udhëhoqi formacioni­n madrilen drejt këtij triumfi, me një penallti dhe një gol me kokë. Për t’i mbyllur llogaritë mendoi Luka Modriç, ndërsa Kasemiro u largua me karton të kuq. Mjaftoi hija e Murinjos që madrilenët të zgjoheshin.

SHERRI- Situatë e tensionuar te Reali i Madridit.

Eliminimi nga Champions-i ka bërë që të ngrihet zëri për gjithçka ndodh dhe këtë herë e kanë humbur toruan dy senatorët e skuadrës. Një ditë përpara ndeshjes me Vajadolidi­n pati sherr mes kapitenit Serxho Ramos dhe mbrojtësit Marselo. Jo vetëm fjalë, por edhe duart u përdorën mes tyre. U desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të shmangur degjenerim­in e situatës. Gjithçka ndodhi pas ndeshjes brenda skuadrës, ku ekipi fitues ishte ai i Marselos. Ky i fundit festoi për fitoren dhe Ramos i kërkoi që të ulte tonet. “Nuk ka asgjë për të festuar këtu”, i tha kapiteni. Por, Marselo është justifikua­r se festa në stërvitje ka ekzistuar gjithmonë. Dy lojtarët debatuan ashpër me njëri-tjetrin dhe u desh ndërhyrja e të tjerëve për t’i qetësuar. Dje në mbrëmje u raportua lajmi se të dy janë pajtuar dhe janë përqafuar me njëri-tjetrin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania