Panorama Sport (Albania)

Ronaldo ndez Juven: Ia dalim me Atletikon

Ideja e parë pa Dibala-Pjaniç, e dyta me Kinin titullar

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Rezultati është i qartë: humbje 2-0 në Madrid përballë një “armate” që vështirë se pëson gol. Por beteja e radhës është në program nesër në mbrëmje, në “Allianz Stadium” dhe përpara se të mendojnë për raundin e dytë, pikësëpari është ora për të numëruar të plagosurit: Juventusi nuk do të mund të mbështetet te Kuadrado e Khedira që janë jashtë prej disa kohësh, por edhe te Barzalji e De Shiljo të dëmtuar në fundjavë, si dhe te Sandro i skualifiku­ar, ndërsa Duglas Kosta ka rikuperuar. Për këtë arsye, për ndeshjen e vitit, “gjenerali” Alegri do i duhet të ideojë një strategji për të tentuar përmbysjen e madhe, por edhe për të mos përsëritur një kasaphanë si ajo në Madrid. Fakt është se Juventusi nuk po prodhon shumë lojë në sulm, por fitorja 4-1 kundër Udinezes në kampionat, ka futur shumë mendime në kokën e Alegrit, i cili do të kërkojë që me “lëmshin” e ideve të lindura, falë shkëlqimit të Moise Kinit dhe Federiko Bernardesk­it, të bëjë “lëmsh” edhe kundërshta­rin spanjoll, i cili do të vijë në Torino, mbi të gjitha për të mbrojtur rezultatin 2-0 të ndeshjes së vajtjes. Trajneri i Juventusit shpesh ka ofruar çmendurira të lindura pikërisht nga ndonjë shkëndijë e ndonjë lojtari të tij dhe për Atletikon, pas vënies në letër të mendimeve të tij, ka provuar të zbatojë në seancat stërvitore, dy ide të çmendura.

ALTERNATIV­A 1- Duke parë mungesat dhe nëse do të kishte një rezultat në favor, ishte normale që të mendohej se Juventusi do të zbriste nesër në fushë me 4-3-3 e përhershëm, ku ndoshta do të bënte ndonjë kolaudim të mundshëm vetëm në sulm, me Dibalën e Bernardesk­in si gjithmonë, apo në korsitë e mbrojtjes me trion e disponuesh­me, Kaseres, Kanselo, Spinacola që do të luftonin për dy fanella. Por mëngjesin e djeshëm, trajneri Alegri ka provuar një Juventus pa Pjaniçin dhe Dibalën. Këta të dy shihen si njerëzit që garantojnë më shumë fantazi në grup, por duke parë që përballë do të ketë një skuadër që në Madrid e mundi pa fantazi, por me shpejtësi në kundërsulm e forcë fizike në dyluftime, edhe 51-vjeçari po mendon të propozojë të njëjtën gjë. Në Juven e tij pa Pjaniçin e Dibalën, ai ka ofruar rreshtimin 4-2-3-1, ku Manxukiçi në sulm do të mbështetej te shpejtësia e Ronaldos, Bernardesk­it dhe Kostës pas shpatullav­e, me detyrën që kroati të furnizohet me breshëri me krosime në shtyllën e dytë, skemën me të cilën mposhtën të gjitha rivalet e mëdha për titull në kampionat apo edhe fituan vjet, 3-1 në “Bernabeu” ndaj Realit. Ndërkohë, në mesfushë, Matuidi dhe Xhan do të jenë shkatërrue­sit e manovrës sulmuese spanjolle, me detyrat specifike që të përdorin edhe forcën ndaj rivalëve, ndërsa në korsitë anësore të mbrojtjes do të luajnë Kanselo në të majtë dhe Kaseresi djathtas.

ALTERNATIV­A 2 - Ideja e dytë është ajo që të shfrytëzoj­ë momentin magjik të Moise Kin. Edhe pse 19-vjeçar, talenti i Juves, ka një nuhatje goli të frik- shme, është edhe shumë i shpejtë dhe mjaft i fortë fizikisht, por mbi të gjitha është një lojtar që Atletiko ia njeh pak stilin e lojës dhe do ta ketë më të vështirë që ta bllokojë. Alegri ka menduar që përkrah Kinit në këtë rast të vërë Ronaldon, në një skemë 35-2, me të cilën do të kërkojë të bllokojë totalisht mesfushën. Sigurisht që me pesë lojtarë në “shtyllën kurrizore” të skuadrës nevojitet një lojtar që të shpërndajë lojën, ndaj Pjaniç do të bënte pjesë në formacion dhe do të kishte si mburojë Matuidin, por do të përdorte sërish si mesfushor të brendshëm Bernardesk­in, që ka shumë teknikë në këmbët e tij, pra një ide me dopioorgan­izator, ndërsa në korsitë anësore do të lëviznin Manxukiç dhe Kanselo, me kroatin që në kundërsulm­et bardhezi do të sulmonte shtyllën e dytë, duke dërguar në zonë të paktën 3 sulmues të vërtetë, shtuar këtu edhe Ronaldon dhe Kinin. Ndërsa në prapavijë, Kaseres do të mbështeste Kielinin dhe Bonuçin, sepse fundja, me këtë modul, uruguaiani ka luajtur shpesh me rezultate të larta, në epokën “Konte”. Dhe tani nëse një prej këtyre ideve do të vihet në zbatim nesër në mbrëmje ndaj Atletikos, mbetet vetëm për t’u konfirmuar...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania