Panorama Sport (Albania)

Liverpuli presion Sitit, Xhaka trondit Junajtid

Magjia e Granitit dhe Auba ngjisin Arsenalin në "top 4"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Junajtid u ekzaltua në Champions me PSG-në, ndërsa Arsenali ia vështirëso­i jetën vetes në javën e europiane të Ligës së Europës kundër Renit. Por në kampionat, me Totenhemin që ka nisur të lëshojë terren në vendin e tretë, oreksit për kualifikim­in në Champions sezonin e ardhshëm i shtohen dy vende dhe jo vetëm një. Arsenali fiton 2-0 kundër Mançester Junajtid, duke shkaktuar humbjen e parë të epokës "Solskjaer" në Premier Ligë dhe u rrëmbyer atyre vendin e katërt. "Topçinjtë" e nisin menjëherë me vullnetin për të kontrollua­r ndeshjen, por në 9' është traversa ajo që shpëton skuadrën e Emerisë, pas një devijimi në zonë të Lukakut. Vendësit nuk e humbasin përqendrim­in dhe tri minuta më vonë, një goditje magjike e Xhakës nga jashtë zone, shtang edhe një si De Gea, duke e hedhur në krah të kundërt (topi mori një efekt të çuditshëm në gjysmën e rrugës). Arsenali merr zemër dhe këmbëngul me Lakazet, i cili bllokohet pas një tentative për të çarë drejt qendrës. Nga ana tjetër, Solskjaer duhet të numërojë shtyllat e pjesës së parë, sepse në 19', Fredit ia mohon festën, pas një të majte të hidhur, vetëm shtylla e Lenos. Pas 20 minutash të çmendura, ritmi ulet disi dhe shtohet ekuilibri. Në 36', "djajtë" i afrohen sërish barazimit, përsëri me Lukakun. Junajtid provon me shpërthime­t e Rashfordit që të fusë në panik treshen e qendrës së mbrojtjes së Arsenalit, ndërsa Emeri i përgjigjet me të njëjtën formulë: topin tek Ozili, i cili duhet të vendosë në punë mekanizmin Lakazet-Obamejang. Rashford, protagonis­t edhe në fillim të pjesës së dytë, kur me një nuhatje të jashtëzako­nshme e nxjerr Lukakun përballë Lenos, por portieri gjerman shpëton me një ndërhyrje portieri hokeji. Ritmi bie dhe emocionet rikthehen në 69', kur Lakazet hyn në zonë dhe përfundon i rrëzuar pas një kontakti që duket i lehtë me Fred: paraqitet nga 11 metra Obamejang, i cili ekzekuton me gjakftohtë­si në qendër të portës së De Geas. Ai që shuan çdo shpresë përmbysjej­e të Junajtid është shiu i rrëmbyeshë­m mbi "Emirates", me "djajtë" që nisin të ndiejnë lodhjen në kokë dhe në këmbë, pas ndeshjes dramatike me PSG-në në Champions. Arsenali ruan organizimi­n deri në fund dhe nuk rrezikon asgjë, duke e dërguar me sukses në fund operacioni­n e parakalimi­t në klasifikim të skuadrës së Solskjaeri­t, që tashmë mbeten 2 pikë pas. Totenhemi, në vend të tretë, është vetëm një pikë përpara rivalëve të tij londinezë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania