Panorama Sport (Albania)

Ramos e Marselo kapen me grushte, Reali rigjen fitoren

“Nuk e mendonim humbjen 2-0, por me ndeshjen perfekte kalojmë në çerekfinal­e”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Në prag të Juven tus-Atletiko flet Kristiano Ronaldo. “Zonja” ka publikuar mbrëmjen e djeshme në faqen zyrtare një intervistë të CR7ës ku mesazhi qendror është një apel për tifozët: “Të martën do kemi nevojë për ju. Na mbështesni dhe mendoni pozitivish­t”. Në momentin më të vështirë, pas humbjes 2-0 në sfidën e parë të 1/8ave të Ligës së Kampionëve, lojtari më thelbësor i bardhezinj­ve ngre zërin. Është logjike, Juvja dhe Ronaldo shpresojnë kështu të zgjidhin disatanvaz­hin duke mos u dhënë asnjë shenjë dobësie spanjollëv­e. Të premten në mbrëmje, në ndeshjen me Udinezen, dy tifozëritë shkëmbyen vërshëllim­a dhe ofendime në një klimë sureale. Do ishte shumë e rëndë nëse do ndodhte edhe në mbrëmjen më të rëndësishm­e, edhe pse ultrasit përmes një komunikate kanë bërë me dije se do bëjnë tifozëri.

“QËNDRONI TË BASHKUAR”

Kristiano iu drejtua gjithë juventinëv­e që nesër në mbrëmje do jenë prezentë në “Allianz Stadium”: “Unë kam besim. Në shtëpi jemi të fortë, por do kemi nevojë edhe për fansat. Shpresoj që tifozët të na ndihmojnë: i pres. Mendoj se do jetë një mbrëmje e veçantë. Për tifozët kam një mesazh: bëni të bukur stadiumin dhe qëndroni të bashkuar. Ne do bëjmë pjesën tonë në fushë, të përpiqemi të shënojmë dhe të fitojmë”.

“NDESHJA PERFEKTE”

Kristiano ka arsyetuar edhe mbi pjesën teknike të ndeshjes: “Skuadra ka besim, mund të përjetojë një mbrëmje speciale. Të gjithë e dinë që Atletiko është e fortë, mbrohet shumë mirë, nuk ndërmerr rreziqe dhe luan në kundërsulm, por jemi gati: do bëjmë gjithçka për të arritur çerekfinal­en. Futbolli është kështu, nuk mendonim të humbisnim 2-0, por në Champions mund të ndodhë gjithçka. Çfarë do ketë rëndësi? Fitorja dhe kalimi i fazës. Detajet mund të bëjnë diferencën: Juvja duhet të luajë ndeshjen perfekte”.

“SEZON FANTASTIK”

Intervista u përhap në rrjet gjatë sfidës SasuoloNap­oli (1-1) dhe, në fazën e parë, Ronaldo foli edhe për Serinë A: “Për mua kjo skuadër po zhvillon një sezon fantastik, veçanërish­t në kampionat. Jemi të parët me 16 pikë mbi vendin e dytë, të lumtur nga sa kemi arritur. Fituam Superkupën kundër Milanit, tani objektivet janë titulli dhe Champions-i. Sekreti im? Nuk kam: vetëm dedikimi dhe pasioni për këtë sport. Jam argëtuar në Portugali, Spanjë, Angli dhe tani në Itali”, përfundoi Ronaldo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania