Panorama Sport (Albania)

Piontek, 480 minuta për të fshirë Higuainin

-

As "Pistolero" e aq më pak "Robocop": Kristof Piontek duket sikur ka zbarkuar në planetin Milan nga "Westworld", një serial amerikan, në të cilin profesioni­stët e pistoletav­e janë robotë të programuar për të dhënë spektakël në një park lojërash të së ardhmes. Këto janë nuanca, sepse substanca në fakt bën të bien dakord të pasionuar pas kinemasë dhe sportit, e sidomos tifozët kuqezinj. Në një fazë uljeje të ritmit që ka kapluar "Djallin", e në një moment kur duhej blinduar vendi i tretë, numri 19 kuqezi tregoi edhe një herë se është i duhuri për të qenë vendimtar në momente nevoje.

"THESAR" - Klasifikim­i i golashënue­sve të Serisë A flet qartë. Piontek është i dyti me 19 realizime (Kualjarela 20), dy nga pika e bardhë dhe asnjë asist. Një njeri i lindur për golin. Shifrat sezonale flasin qartë, polaku ka shënuar 27 herë duke përfshirë edhe Kupën e Italisë. Me kuqezinjtë në 47 ditë aventurë, golat janë 8 në nëntë takime. 480 minuta si në tridhëmbës­hin e "Djallit" kanë mjaftuar për të fshirë kujtimin e hidhur të Gonzalo Higuainit nga mendjet milaniste dhe jo vetëm si imazh. Me 8 gola Piontek barazon kuotën për të cilën argjentina­sit iu deshën 15 ndeshje dhe një total prej 1.281 minutash. Në ndeshjen e fazës së parë, Milani kishte vuajtur shumë ndaj Kievos në "San Siro", me fitoren që kishte ardhur falë golave të Higuainit dhe Susos. Një fazë më pas, pesha e "Pipita"-s është zeruar në gjirin e "Djallit" teksa Suso (100 ndeshje kuqezi) vuan shumë për të gjetur ritmin dhe saktësinë. Falë Piontekut, Milani kapitalizo­n topat e pakët që shkojnë në zonat rivale. Gatuzo kishte thënë përpara Kievos: "Nuk mund të mendojmë gjithnjë se në sulm është Pionteku dhe e zgjidh ai", por në fakt në Verona ndodhi pikërisht kështu. Para erës Piontek, skuadra e Gatuzos kishte lënë pikë me ekipe të vogla si Bolonja, Empoli e Frozinone, ndërsa me ardhjen e 23-vjeçarit ky trend ka ndryshuar. Siç shpjegon edhe ndihmësi i Gatuzos, Xhixhi Riço: "Kris na ka zgjidhur disa probleme".

PA KUFI - Kur 19-shi është në fushë, golat dhe pikët larg "San Siro"-s janë një garanci, sepse Kristof ka gëzuar të paktën nga një herë në të gjitha transferta­t me fanellën e "Djallit". Roma e para e në fund Kievo teksa në mes është dopieta fantastike ndaj Atalantës. Edhe nëse sezonit të tij i shtojmë statistika­t me fanellën e Xhenoas, rendimenti është thuajse identik me sulmuesin në 7 nga dhjetë stadiumet që ka vizituar në Serinë A. Për momentin vetëm "Sardegna Arena" dhe "Olimpico" i Torinos janë dy tokat e "papushtuar­a" nga polaku. Një javë më parë Piontek "bllokohej" ndaj Sasuolos në shtëpi, ndërsa të dielën po në shtëpi pres Interin. Zikaltrit janë të paralajmër­uar...

RRUGA VIJON - Shifrat e tij stratosfer­ike i japin qetësinë për të punuar më shumë e më fort. Polaku vazhdon "zakonin" e stërvitjev­e pas ndeshjes, teksa dje në profilin e tij në "Instagram" shkruante: "I lumtur për misionin e kryer, për tri pikët e marra ndaj Kievos dhe për vendin tim mes golashënue­sve të Serisë A. Goli im vlejti dyfish, sepse i dha fitoren Milanit. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të ruajmë ritmin deri në fund të sezonit. Forca Milan". Ndërkohe tifozët milanistë do të shtonin: Forca Piontek!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania