Panorama Sport (Albania)

Kushta: FSHF të reagojë, arbitrat zare presidentë­sh

“Kampionati do të shkojë edhe më keq, FSHF-ja ka përdorur dy standarde me skuadrat”

- ERMAL SIKA

Sokol Kushta mendon se dhuna në futbollin shqiptar është diçka e paralajmër­uar dhe vjen prej vendimeve me dy standarde për skuadrat që ka marrë FSHF-ja. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, ish-sulmuesi legjendar i Flamurtari­t, Partizanit dhe Kombëtares prek temat më të nxehta të javëve të fundit, ndërsa ka edhe një thirrje për arbitrat. Sipas tij, këta të fundit janë bërë zare presidentë­sh.

Zoti Kushta, cili është komenti juaj për situatën në të cilën gjendet sot Flamurtari?

Flamurtari për mua në periudhën pas janarit po luan një futboll të bukur. Pa dashur të kritikoj, në dy-tri ndeshje janë penalizuar nga arbitrimet tendencioz­e që i kanë kushtuar pikë skuadrës.

Si mund të zgjidhet problemi financiar që ka klubi?

Për sa i përket anës ekonomike, nuk mund të diskutoj në një moment që nuk e di me saktësi si janë bërë pagesat nga gushti deri në dhjetor. Por, di një gjë që e kam thënë gjithmonë, që në momentet që sponsori jep lekë në ajër, nuk është pozitive. Nga ana tjetër, kur ky sponsor nuk merr asnjë ndihmë nga shteti dhe paguan tatime, prapë nuk është gjë e drejtë. E them këtë, sepse në vendet ku sporti duhet të ngrihet lart, shteti jep ndihmesë në taksa dhe tatime në lehtësirat për pagesat dhe në ligjet për këta sponsorë. Duhet të krijojë siguri për lekët që harxhojnë këta njerëz ose grupe biznesi.

Në janar u larguan shumë lojtarë prej pagesave...?

Për mendimin tim, lojtarët janë nxituar nëse kanë ikur pa i zgjidhur gjërat me sponsorin.

Javën e kaluar Disiplina përjashtoi Kamzën nga Superiorja, si e gjykoni këtë vendim?

Për sa i përket Kamzës, ishte një veprim i nxituar i FSHF-së për ta çuar në Kategori të Dytë. Janë disa arsye; e para që këta lojtarë profesioni­stë nuk kishin faj fare në këtë rrëmujë. Të dënohej presidenti dhe deri në fund Kamza të luante pa tifozë. Lojtarët që janë me kontrata kush do t’i paguajë deri ne fund? E dyta, dua të di, policinë nga brenda stadiumit kush e hoqi në fillim të kampionati­t? Kjo solli një anarshi në zhvillimin e të gjitha ndeshjeve.

A mendoni se do të ketë më tepër besueshmër­i në kampionat duke marrë vendime drastike?

Dy standarde nuk është mirë të përdorin, pasi dhe në Korçë, edhe në Laç e Tiranë, por edhe në gjithë kampionati­n, duhet të binin ekipet nga kategoria për të tilla veprime. Janë marrë vendime të ndryshme.

Në atë që ndodhi në Kamzë protagonis­të ishin drejtuesit e klubit, ju bën përshtypje?

Është diçka e paralajmër­uar. Janë shumë ndeshje që arbitrat po vendosin fatin e tyre me gabime të qëllimshme. Dua të marr një shembull. Në ndeshjen Tirana-Partizani arbitrimi ishte ideal, pavarësish­t se u bë një gabim njerëzor te kapja me dorë e topit në fund. Por, ai rast u duk që nuk kishte tendencë negative nga arbitri dhe takimi u mbyll bukur. Tifozët nuk u irrituan dhe çdo gjë ishte normale.

A është bojkoti zgjidhja e duhur siç bënë arbitrat pas ngjarjes së fundit?

Federata bën të paditurën kur është vetë iniciatore për çdo gjë. Nuk ka marrë asnjë masë për të gjitha dukuritë negative dhe ja ky është përfundimi.

Si e shikoni vazhdimësi­në e Superiores?

Për mua do jetë edhe më keq akoma kampionati. Nëse vazhdohet me dy fytyra, për ekipe të ndryshme gjykime të ndryshme, atëherë kështu do të ndodhë, pasi sektori i arbitrimit nuk është i pavarur. Kur nuk ka bilance për presidentë­t, kur nuk ka siguri në stadium, kur del që 2/3 e stadiumeve nuk përmbushin sigurinë e zhvillimit të ndeshjeve, çfarë të presim?! Ku janë ato investime që trumbetojn­ë në FSHF se kanë bërë. Cilat janë...? Dritat...

Çfarë duhet bërë për të dalë nga kjo situatë?

Arbitrat duhet të mblidhen bashkë dhe të mos bëhen zare për presidentë­t. Të arbitrojnë me drejtësi dhe me ndershmëri dhe të jenë të sigurt që nuk i prek njeri me dorë. Jo të mblidhen dhe të bojkotojnë kampionati­n. Pse nuk e bojkotuan ata kampionati­n pas ndeshjes Flamurtari­Kukësi ose Partizani-Flamurtari apo Laçi-Partizani dhe shumë të tjera, që e kanë bërë baltë me qëllim dhe kanë ndikuar në rezultat. Kjo do të ishte më e ndershme. Nuk kam parë masa për arbitrat. Kjo ashtë analiza e sektorit të arbitrimit nëse do kishin dashuri për sportin.

Keni ndonjë parashikim për garën për titull?

Unë kam thënë që këtë sezon Partizani fiton kampionati­n.

Pse jeni kaq i bindur?

Sepse Partizani është ekipi më stabël në gjithë këto javë. Por, është edhe uria që kanë këta njerëz për të sjellë një trofe në Tiranë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania