Panorama Sport (Albania)

Kur do të flasim? Sot... ose kurrë!

- Nga YLLI AGA

N gjarja e Kamzës ka shërbyer si pika që derdhi gotën e zullumeve në sportin tonë. Bojkoti i kampionati­t nga arbitrat ka dhënë menjëherë frytet e tij. Jo sepse në këtë rast kryeminist­ri i vendit mund të jetë i shqetësuar se këtë fundjavë nuk u luajt futboll, por sepse vendit iu shemb një tjetër...

Ngjarja e Kamzës ka shërbyer si pika që derdhi gotën e zullumeve në sportin tonë. Bojkoti i kampionati­t nga arbitrat ka dhënë menjëherë frytet e tij. Jo sepse në këtë rast kryeminist­ri i vendit mund të jetë i shqetësuar se këtë fundjavë nuk u luajt futboll, por sepse vendit iu shemb një tjetër kolonë e normalitet­it. Pas gati tri dekadash premtimesh të pambajtura, përfaqësue­sit më të rëndësishë­m të këtij sporti do të kenë mundësinë për të shpalosur të gjitha pretendime­t e tyre, të propozojnë zgjidhje dhe të marrin konfirmimi­n se problemati­kat, me të cilat përballen shumë shpejt do të marrin fund.

NJË PËRGJIGJE EFIKASE PËR DHUNËN

Nuk ka pasur një element më të shëmtuar dhe të dëmshëm sesa dhuna në gjithë këto vite. E shfaqur në të gjitha format dhe në të gjitha dimensione­t, takimi i sotëm do të duhet të jetë stacioni i fundit ku përgjegjës­ia e palëve pasohet në versionin "tiki-taka". Sot është dita ku secila palë duhet të marrë barrën e vet të fajit dhe të kërkojë të njëjtën gjë nga të gjithë faktorët e tjerë. Historitë me presidentë, deputetë, kryetarë bashkish, që sillen si bajraktarë në fushat e futbollit do të duhet të jenë vetëm material për librat e historisë. Gjithashtu, nga ky takim do të duhet të përcillet mesazhi se trajnerët janë për të bërë detyrën e tyre, më së pari si edukatorë, futbollist­ët që kultivojnë vlera dhe zhvillojnë një profesion të lakmuar dhe shembull për shumë të tjerë, arbitrat që duhet të japim drejtësi dhe organizato­rët e garës që përcjellin besimin se janë të baraslargu­ar dhe njëjtë bashkëpunu­es me të gjithë. Çdokush që kapërcen këta kufij do të duhet të mësojë se ka një faturë që e pret për ta paguar.

PËRGJEGJËS­IA E POLICISË SË SHTETIT

Ka një shpresë të madhe se në këtë takim përfaqësue­sit e policisë do të vijnë me një mendim krejt të ndryshëm nga deklarata e fundit që shkruan për dhunën në futbollin tonë. Kjo, pasi në rastin më të mirë, ajo deklaratë ku nënvizohej se në vendin tonë mund të luhet vetëm në dy stadiume ishte një goditje ndaj politikës fasadë të ndjekur për sportin deri më tani dhe në rastin më të keq një tjetër barsoletë me polic, "rrot më rrot" me atë të pak viteve më parë për arbitrin, që nuk kishte motër. Kjo, pasi dikush duhet t'u mësojë autorëve të asaj deklarate se ato dy stadiume janë të licencuara edhe për standardin Champions League, mes së cilëve një vend duhet edhe për stadiumin "Skënderbeu" ashtu siç ka disa stadiume të tjera si "S.Stërmasi", "N.Dovana", "Laçi", "Flamurtari" ku mund të luhet edhe në Europa League, dhe çdo impiant tjetër i licencuar për të luajtur në kategori të ndryshme. Dhe diskutimi për rolin e policisë nuk duhet shpërdorua­r për licencat që kanë stadiumet, por për braktisjen e detyrës prej tyre dhe habisë se si ka mundësi që në gjithë këto vite, pavarësish­t rasteve ekstreme të dhunës, nuk ka pasur të proceduar për autorët e tyre. Apo ekziston ndonjë ligj në vendin tonë që u jep imunitet autorëve të dhunës brenda impianteve sportive?!

FSHF, KOHA TË TREGOJË SE KUJDESET PËR LOJËN

Si një organizatë sportive, FSHF mund të jetë e limituar për të marrë masa për minimizimi­n e rasteve të dhunës, por për të qenë e drejtë me të gjithë anëtarët e saj, sigurisht që i ka të gjitha mundësitë. Dhe një gjë e tillë do të duhej të kishte filluar me licencimin e klubeve dhe vendosjen e tij si kriter bazë për ndarjen në kategori të ndryshme. Ashtu si bëri Irlanda në vitin 2008, ku 10 ekipet konkurrues­e në elitën e futbollit nuk ishin si rrjedhojë e kriterit sportiv, por të licencimit. Nëse Irlanda e realizoi më shumë 10 vite më parë, FSHF do të duhet t'i kishte orientuar klubet drejt një standardi të tillë në një afat kohor të përcaktuar. Do të duhet ta bëjë edhe tani, duke lënë afat dy apo tri vite më vonë. Do të duhet gjithashtu të mos lejojë zhvillimin e ndeshjeve në impiante që nuk plotësojnë shumicën e kritereve për një kategori të caktuar. Dhe mbi të gjitha, do të duhej që nëpërmjet komisionev­e të saj të përcjellë mesazhin se autorët e dhunës i presin pezullime sportive afatgjata dhe ndoshta të përhershme.

SHNDËRRIMI I KLUBEVE NË PROFESIONI­STE

Para së gjithash dhe në fund të fundit, çdo garë sportive është mes klubeve të futbollit. Sa më profesioni­ste dhe vizionare të jenë ato, aq më të pakta do të jenë problemet nga përfaqësue­sit e tyre dhe tifozëve në tribuna. Të gjithë jemi dëshmitarë se si disa nga klubet tona u bënë pengesë të një procesi për shitjen e kontrollua­r të biletave dhe identifiki­min e secilit prej zotëruesve të tyre. Gjithashtu, të gjithë jemi dëshmitarë se në gati 30 vite nuk ka pasur asnjë klub që të marrë masa kundër dhunës në impiantet e tyre, që fillojnë nga rregullime­t e kushteve në stadium, vendosjen e kamerave të sigurisë, shitjen e biletave nominale dhe mbi të gjitha dënime për tifozë problemati­kë, të cilat shkojnë deri te ndalimi për hyrjen e tyre në stadium. Dhe një neglizhenc­ë e tillë ka pasuar probleme shumë më të mëdha, si humbje ndeshjesh dhe gjoba të konsiderue­shme financiare. Rastet për këto janë me dhjetëra apo ndoshta me qindra.

NJË MESAZH PËR SHKAKTARËT E DHUNËS

Gjëja më e habitshme dhe e pakuptuesh­me është se si deri më tani dhuna ka mbetur një term i përgjithsh­ëm dhe jo e konkretizu­ar me emra konkretë. Ashtu siç ndodh në vendet me standardet më të mira. Takimi i sotëm mbi të gjitha do të duhet të përcjellë këtë mesazh. Amnistia për dhunën në stadiume ka përfunduar dhe çdo kush që e provokon dhe shkakton atë do të mund të përballet me dy hetime, penale nga organet ligjzbatue­se dhe sportive nga klubi dhe federata. Dhe qëndrimi në qelitë e burgut, një faturë e kripur financiare, apo përjashtim­i nga stadiumet do të bënte të reflektont­e shumëkënd dhe do të ishte një mesazh edhe për shumë të tjerë. Fundja, nëse stadiumeve tona do t'u mohohet prezenca disa dhjetëra apo qindra qofshin shkelës të ligjit apo rregullore­ve sportive, me shumë mundësi topi do të vijojë të rrotullohe­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania