Panorama Sport (Albania)

Interi, dy “zile” Milanit para derbit

Pas një pjese të parë pa gjallëri, sfidën e zhbllokojn­ë Politano e Galjardini

- Përgatiti: LEDIO NASE

Interi është ende gjallë. Vuan 70 minuta kundër Spalit, ditën e 111-vjetorit, por në fund del nga “San Siro” me tri pikë dhe përgatitet për një javë thelbësore: të enjten në mbrëmje kundër Ligës së Europës nevojitet një fitore kundër Ajntrahtit të Frankfurti­t; të dielën luhet derbi dhe golat e Politanos e Galjardini­t lejojnë zikaltrit të mbajnë pikën e distancës nga Milani.

PA FAT - Sfida e “San Siro”s nis me një minishqetë­sim për Luçiano Spaletin, për fat jo në repartin problemati­k të sulmit: pas vetëm 6’ loje, Miranda pati nevojë për ndërhyje mjekësore si pasojë e një krisjeje në hundë, por megjithatë ishte në gjendje të vazhdonte lojën deri në të 46ën kur e zëvendësoi Ranokia. Me rinisjen e sfidës, rastin e parë të rrezikshëm e krijoi Spali në të 4-ën: Handanoviç bllokoi tentativën tokazi të Fares. Galjardini tenton kundërpërg­jigjen në krahun tjetër, por goditja e mesfushori­t zikaltër përfundon shumë larg kuadratit. Ndeshja gjallërohe­t dhe regjistroh­et rasti i parë “i vërtetë”, në të 15-ën: Lautaro Martinez, pas krosimit të Sedrik, tenton portën fluturimth­i, por numrit 10 i mungon shënjestra. Aksi mes portugezit dhe argjentina­sit duket të funksionoj­ë, megjithatë goditja me kokë e “Demit” përfundon sërish jashtë. Sulmuesi shënon edhe golin, në të 32-ën, pasi la pa lëvizur edhe Felipen me një driblim në zonë, por ndërhyrja e VAR-it vuri në dukje një prekje me dorë të vetë interistit në momentin e kontrollit të topit. Problemi i vërtetë për Spaletin lind në të 42-ën, kur Brozoviç del me dhimbje nga fusha dhe i lë vendin Kandrevës: numri 77 i bashkohet në infermieri Naingolani­t, Perisiçit dhe Ikardit.

ZGJOHET INTERI - Pas daljes së Mirandës, zikaltrit nisin të mbrojnë me tre e megjithatë nuk ndalin aksionet sulmuese. Marrin “shpërblim” vetëm në të 67-ën: pas vuajtjeve, Politano shkon i pari te një top “vakant” duke mos u lënë kohë kundërshta­rëve, adreson në rrjetë topin që fillimisht gjen devijimin vendimtar të Bonifacit që shpërqendr­on Vivianon dhe ndalet në rrjetë; u desh një monitorim i gjatë i VAR-it për

dyshime pozicioni jashtë loje. Frymëmarrj­a interiste, megjithatë, qetësohet vetëm 10’ më vonë: Galjardini shënon një gol të ngjashëm me atë të Politanos dhe u jep siguri zikaltërve. Pak do ndodhë deri në vërshëllim­ën e trefishtë. Interi hedh një hap të rëndësishë­m në garën për Ligën e Kampionëve. Fund i lumtur për Spaletin, të cilit megjithatë do i duhet të përballet me mungesa potenciale të rëndësishm­e kundër Ajntrahtit dhe Milanit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania