Panorama Sport (Albania)

Kupa Kupa makth makth prej 12 12 vitesh, vitesh, Partizani spostohet spostohet në në Elbasan

Topi, Meksi dhe Duka: Ishte shembull për të gjithë

- ILIR CARA

Partizani ka kujtuar dje të madhin Pana jot Pano, i ashtuquajt­uri “Mbreti” i futbollist shqiptar, i cili më 6 mars 2009 është dekoruar me çmimin “Nderi i Kombit” nga ishPreside­nti Bamir Topi. Nën përkujdesj­en e klubit “Partizani” dhe presidenti­t Gaz Demi, dje u organizua një ceremoni për 80-vjetorin e lindjes së legjendës së futbollit shqiptar (nëse do të ishte gjallë, më 7 mars do të mbushte 80 vjeç). Vetë emri i tij bëri që të pranishmit të ishin njerëz me kontribute, jo vetëm në fushën e sportit, por edhe politikës e medias. Përveç bashkëlojt­arëve, shokëve e miqve të Panajot Panos, të pranishëm në aktivitet ishin edhe presidenti i FSHF-SË, Armand Duka, ish-kryeminist­ri Aleksandër Meksi (tifoz i kuq), ish-presidenti Bamir Topi dhe politikanë të tjerë, por nuk mund të mungonte edhe legjenda e basketboll­it të Partizanit dhe Shqipërisë, Agim Fagu. Prezent ishin edhe futbollist­ët e ekipit të parë së bashku me stafin teknik, drejtorin Olsi Rama, si dhe lojtarë të akademisë së kuqe. Të pranishmit që morën fjalën përkujtuan legjendën Pano, duke sjellë kujtime dhe transmetua­r vlerat te brezi i ri, që duhet ta ketë model. Para fillimit të aktiviteti­t, futbollist­ët e rinj shpërndanë lule për të pranishmit. Fjalimin hapës e mbajti profesor Përparim Kabo, një nga ideuesit e aktiviteti­t, dhe më pas e mori fjalën djali i legjendës Pano, Ledio, dhe personalit­ete të tjerë të pranishëm.

PËRPARIM KABO

“Pano është mes nesh, ndaj ju ftojmë të përcjellim himnin kombëtar. Panajoti dha gjithçka për flamurin kuqezi. Dhurata e luleve të shërbejë si sensibiliz­im kundër dhunës”.

LEDIO PANO

“Është një ditë e veçantë për mua dhe për ju, si miq të babait dhe të familjes. Është një nga ditët më emocionues­e për mua. Shoh njerëz që nuk i njoh, por që kanë duartrokit­ur babanë tim. Hera e parë që jam kaq i emocionuar. Bravo profesor Kabo për organizimi­n. Një falënderim për presidenti­n Gazmend Demi. Falënderim i veçantë për Bamir Topin. Falënderim për gjithë miqtë e tij, për personat në panel, për Sabah Bizin, që e kishte si vëlla. Faleminder­it të gjithëve nga zemra”.

AGIM JANKU

“E adhuroja Panon. Mbaj mend që i shënoi gol Sulejman Maliqatit dhe më pas bëri një gjest, por nuk e kisha menduar se do luaja me të kurrë. Ato katër vite te Partizani me të ishin më të mrekullues­hmit në karrierën time. Rrallë kam parë lojtarë si ai, edhe jashtë janë habitur nga mënyra si luante. Mbetet futbollist i madh dhe mik i madh i imi. Pano duhet kujtuar vazhdimish­t.

BAMIR TOPI

“Ju falënderoj nga zemra për ftesën. Dëgjova konsiderat­a për dekorimin e Panajotit. Nëse nuk do e kisha bërë, do ikja me një brengë të madhe nga presidenca. Jam shprehur besimplotë, se më shumë se Panajoti u gëzuan miqtë e tij atë ditë. Ishte gëzim i madh, jo i shtirur. Tifozët e dy ekipeve pas ndeshjeve ngacmohesh­in, kurse Panajoti shoqërohej me lojtarët kundërshta­rë. E kisha të vazhdueshë­m komunikimi­n me të. Një njeri aq i madh, më i madhi i futbollit shqiptar, por që ishte shumë modest. Në tribuna i takonte të qëndronte, por ai nuk qëndronte aty. Legjendat lartësohen me kalimin e kohës”.

MEXHIT HAXHIU

“Panon e kam shoqëruar

edhe unë gjatë karrierës. Duke qenë lojtar i madh e shikoja me sy tjetër. Më dilte edhe në ëndërr. Kur zgjohej duheshin disa orë të vinte në stërvitje. Kur i thoshin Loro Boriçit ‘a është Pano nga më të mëdhenjtë’, ai na thoshte ‘po’. Ne na bëhej zemra mal”.

MEHDI BUSHATI

“E kam njohur në vitet 1961-1962. Dinamos i duheshin përforcime dhe morëm Panon. Luajtëm në kampionati­n ballkanik. Mundëm Dinamon e Bukureshti­t 3-2 dhe thoshin që nuk është lojtar i formuar në Shqipëri, por në Perëndim. Më pas luajtëm

natën në Sofje dhe nuk orientohes­him prej dritave. Pjesën e dytë u ambientuam dhe arritëm të shënonim dy gola. Me Fenerbahçe­n, presidenti Muslim Beu nguli këmbë ta blinte. Asokohe nuk e dinim çfarë ishte shitblerja. Vitet ’60 ishin një “bum” për futbollin shqiptar. Asokohe luajtëm në Europian dhe Greqia nuk pranoi të luante me ne dhe morëm 6 pikë në tavolinë. Dolëm në vendin e 80të në Europë. Panajoti, po të luante në kohën e sotme, do luante me klube si Juventus e Barcelona. Ishte njeri shumë miqësor me të gjithë”.

AGIM FAGU

“Jam mes miqsh në një ditë të jashtëzako­nshme. Secili ka kujtimet e veta me të dhe mund të flasim për ditë të tëra. Ai nuk bëri histori, është historia e futbollit shqiptar. Panajoti do një kapitull të veçantë, pasi është nga ata djem që ishte prezent në çdo rrugicë e çdo vend të Tiranës. Ishte nga ata për të cilët flitej me muaj. Më kujtohet kur erdhi te Partizani. Pati një incident. Iku në mes të natës dhe zgjidhi problemin. Babai më tha: Panajot Pano është aset kombëtar. Ashtu ishte dhe ashtu duhet të mbetet. Ai ka kontribuua­r

edhe në mendimin filozofik të njerëzve. Ai ishte sportist i madh dhe njeri i shkëlqyer. La një ikonë të vetën dhe që asnjë nuk arrin dot ta pikturojë. Ai është si piktura e Monalizës, i papërsërit­shëm. Familja Fagu ka një perlë në shtëpinë tonë (i drejtohet Ledios)”.

OLSI RAMA

“Mendova se nuk do kishte njerëz, nisur nga fakti që ishte e diel dhe nga orari i zgjedhur, por më keni befasuar. Shpresoj që Panajoti të jetë një shembull për lojtarët e mi. Këtu nuk mungojnë as tifozë e politikanë”.

ALEKSANDËR MEKSI

“Në atë kohë ndeshjet bëheshin të dielën, në 13:00 shkonim në stadium dhe flitej për futboll deri kur të niste ndeshja. Prisnim deri në 17:00 dhe nuk kishte sherre si sot. Prisnim atëherë nga Pano të na jepte fitoret. Takoheshim rrugëve dhe kjo është arsyeja pse ishim miq me lojtarët. Krenoheshi­m kur i takonim. Ishte njeri dhe futbollist i madh”.

ARMAND DUKA

“Duhet të jemi të privilegju­ar që jemi këtu. Gjithë Shqipëria do vinte po të ftohej. 7 marsi 1939 është ditë me fat

për futbollin tonë. Ishte një talent që sot mijëra skautë nuk e gjejnë dot. Ai ishte talent dhe u rrit, duke u bërë futbollist i madh. Aty i dolën në pah edhe cilësitë e tjera. Duhet ta lartësojmë emrin e tij dhe të rritim breza me shembullin e tij. Ata përballë (lojtarët e rinj) duhet të bëhen si Pano dhe do t’u dalin në pah cilësitë e tyre. E kam njohur në vitet e fundit të jetës dhe ndihem me fat, si dhe mundohem të ndjek shembullin e tij”.

SULEJMAN MALIQATI

“Kam luajtur 8 vite me Panajotin. Si lojtar është e

kotë të flasësh, e njihte gjithë bota. Komentet e shumta janë të kota”.

PASKAL MILO

“Po përkujtojm­ë kryeyllin e futbollit shqiptar. Është një takim shumë solemn, që na emocionon. Kam edhe unë kujtime me të. Kur isha te të rinjtë, me profesor Bejkush Birçen, shkoja në klub gjatë kohës së sezonit. Kisha mundësinë të ushqehesha mirë dhe të mësoja për provimet. Në ato mbrëmje e takoja dhe ishte shumë i dashur. Atij i bënin përshtypje librat që mbaja. Vinte e më pyeste shpesh. Dua t’ju

them që ishte shumë i dashur. Të bënte përshtypje thjeshtësi­a e tij dhe sot përulem para kujtimit të tij. Ia kemi borxh një histori”.

BEJKUSH BIRÇE

“Privilegj që e kisha lojtar dhe zëvendëstr­ajner. Panajoti ka diçka më shumë, ai nuk u ngop më futbollin këtu. Ai ishte njeri i thjeshtë me gjithë futbollin e madh që bënte. Djalë modest dhe i shkëlqyer. Njeriu kur vdes, nuk vdes kur e mbulojnë, por vdes kur e harrojnë. Ne nuk do e harrojmë kurrë”.

SABAH BIZI

“E ndieja për detyrë të isha këtu, pavarësish­t

gjendjes në të cilën jam. Kur komentator­ët e atëhershëm transmeton­in ndeshjet, me thëniet e tyre u bëra tifoz i Panajotit. S’e kisha menduar që do isha në një skuadër dhe shok me të. U fol shumë, por është shumë pak. Po të isha shkrimtar, do bëja një libër që peshon një kilogram. Te Partizani me Panajotin gjeta gjuhën e përbashkët, atë të futbollit. Kur gaboja dhe stadiumi bënte ‘uuu’, ai ma kthente në një ‘aaa’ të madhe. Së bashku me Loro Boriçin, janë si shqiponja dykrenare në flamurin shqiptar”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania