Panorama Sport (Albania)

Laçi, Xhixha shënjestro­n bardheblut­ë

-

Laçi është duke menduar sesi të mos humbasë në kryeqytet, ose e shumta të marrë një fitore si në fazën e parë, kur largoi edhe Ze Marian nga stoli i Tiranës. Që pas sfidës me Kamzën, trajneri Besnik Prenga është duke punuar me mënyrën sesi mund të ndalohet Tirana. Trajneri kërkon të bllokojë mesfushën e Tiranës, ndërsa ka forcuar mbrojtjen me Mersinin dhe Sefgjinin, dy lojtarë që kanë më tepër tipare defensive. E vetmja mungese e sigurt te Laçi është ajo e Elvi Berishës. Futbollist­i është i dëmtuar dhe mungon prej shumë javësh në fushën e lojës. Pak a shumë është vendosur edhe për formacioni­n. Xhixha me shumë mundësi do të rikthehet titullar në majën e sulmit të kurbinasve. Kjo edhe për faktin se ai i ka shënuar Tiranës në fazën e parë në atë fitore 0-1 në "Selman Stërmasi". Për këtë qëllim, Prenga pritet të ndryshojë skemën e lojës dhe ndaj Vllaznisë ka provuar një 4-23-1 për të bllokuar Majkëll Ngonë. Në portë do të jetë Selmani. Në mbrojtje do të rreshtohen Fangaj, Toro Gjoni e Mersini. Mesfusha do të ketë një ngjeshje me Eller, Jonuzin, Lushkjen, Najdenovin, Sefgjinin. Në sulm ai që do të aktivizohe­t është Xhixha. Bardheblut­ë nuk kanë mundur dot të fitojnë takimet e fundit me Laçin. U mundën në sfidën dhjetorit 2-1, atë të tetorit 0-1. Në sfidën e fundit me kurbinasit në sezonin 2016-2017, bardheblut­ë kanë barazuar 0-0, ndërsa janë mundur po atë sezon 1-0 në Laç me golin e Mensah, i cili tani aktivizohe­t te Partizani. Fitoren e fundit me Laçin jashtë, bardheblut­ë e kanë më 7.2.2016 në Kurbin, pra tri vite më parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania