Panorama Sport (Albania)

Gjici: Duam lehtësira fiskale, policia të kthehet

"Bashkia të kuptojë se stadiumi nuk bëhet për mua"

- SKERDILAJD SULOZEQI

Safet Gjici shpërthen ndaj policisë dhe është në krah të gjyqtarëve. Numri një Kukësit pohoi se nuk është normale pezullimi i kampionati­t, por është i mendimit se duhej një mbledhje e të gjithë aktorëve pas ngjarjeve në Kamzë, pasi kështu nuk mund të vazhdohet. Në një intervistë për "SuperSport", numri një i Kukësit shprehet sërish se policia duhet kthyer në stadiume, si dhe tregon se në Korçë për ndeshjen e radhës shkon për fitore. Gjici në fillim foli për bojkotin e gjyqtarëve që, sipas tij, është normal pas grushteve në Kamzë. "Nuk është normale pezullimi i ndeshjeve, por pas ngjarjes që ndodhi në Kamzë, duhet një mbledhje e të gjithë aktorëve për të bërë diçka, pasi nuk mund të vazhdohet kështu. Kompanive të sigurimit nuk ua lejon ligji të përdorin të njëjtin autoritet të Policisë së Shtetit. Pra, ose duhet që të bëhet ligji për t'u dhënë policive private të drejtën të veprojnë njësoj si Policia e Shtetit, ose përndryshe të rikthehet policia. Policia dhe ligji duhet të veprojnë fort për të ndëshkuar tifozët, problemati­kë që shkaktojnë dëme të mëdha te klubet. Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, qoftë për tifozin e thjeshtë e deri te presidenti i klubit", tha në fillim Gjici. Ky i fundit preku edhe temën e legjislaci­onit financiar dhe atij sportiv që, sipas tij, duhet të ndryshohet urgjentish­t. "Duhet një ligj i ri për sportin. Klubet shqiptare në përgjithës­i janë me humbje. S'kemi asnjë lehtësi fiskale. Duhet diçka që realisht të ndihmojë klubet. Një lehtësi tatimore a diçka e tillë", vijoi më tej presidenti i kuksianëve. Nuk kishte si Gjici të mos fliste edhe për objektivat e sezonit, duke filluar që nga gara për titull me Partizanin. Sipas tij, skuadra nuk do të bëjë më gabime: "Jemi 6 pikë larg Partizanit, ndërsa në Korçë do të shkojmë për marrë një rezultat të pozitiv", vijoi më tej ai.

Safet Gjici foli edhe për veprën e tij madhore për sportin e Kukësit, që po e bën realitet së bashku me qeverinë. "Dua të falënderoj qeverinë dhe federatën për fondet për stadiumin e ri. Të gjithë, përfshi kryetarin e bashkisë, duhet të kuptojnë se stadiumi nuk bëhet për mua personalis­ht dhe as për atë. Ai zotëria duhet të kuptojë se në fund të fundit ai stadium Kukësit po i vjen për shkak të ecurisë që ka bërë në vitet fundit, falë shpenzimev­e tona pa pasur mbështetje­n e bashkisë në asnjë moment".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania