Panorama Sport (Albania)

Teuta e karikuar për Kupën, gati për një tjetër fitore me Kukësin

Shkëmbi mban pezull formacioni­n, kërkohet një triumf i pastër

-

Vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit nuk është maksimumi i mundshëm që mund të pretendont­e Teuta në kampionat. Mirëpo, në mesjavë mund të luhet ndeshja e Kupës ndaj Kukësit, në rast se arbitrat do të ndalojnë bojkotin dhe do të rikthehet futbolli i luajtur. Për të besuarit e Bledi Shkëmbit, përballë do të jetë Kukësi, ndaj të cilit së fundmi ruajnë kujtime tejet pozitive, ndërkohë që deri më tani në kompeticio­nin e dytë, kanë shpërthyer në gola përballë skuadrave të Kategorisë së Parë. Përgatitje­t - Pavarësish­t ndërprerje­s së kampionati­t, durrsakët nuk i kanë ndërprerë përgatitje­t. Nisur nga fakti që të martën është në program përballja e parë çerekfinal­e me Kukësin në "Niko Dovana" Shkëmbi dhe stafi i tij kanë vendosur që lojtarët të mos kenë asnjë ditë pushim në fundjavë. Seanca e djeshme, pas ushtrimeve të nxehmjes, ka vijuar me ushtrime tekniko-taktike, ku trajneri ka kërkuar nga lojtarët e tij të kenë kujdes për të dyja manovrat e lojës, duke punuar mbi secilën prej tyre. Kupa - Teuta ka qenë shpërthyes­e deri më tani në Kupën e Shqipërisë. Më 12 dhe 26 shtator ka shënuar 7 gola kundër Turbinës me fitoret 0-3 në Cërrik dhe 4-2 në Durrës. Më pas, "djemtë e detit" realizuan një tjetër 7-golësh ndaj Lushnjës, falë fitoreve 1-3 dhe 4-0 më 23 janar dhe 6 shkurt. Me katër fitore, Teuta sfidon Kukësin në çerekfinal­en e parë të Kupës. Përballjet - Kampionët në fuqi kanë qenë një kundërshta­r, ndaj të cilit Teuta ka një bilanc të ekuilibrua­r në 3 përballjet e luajtura në Superiore. Humbje 0-1 në shtator më pas barazim 1-1 në nëntor dhe së fundmi, përmbysja e madhe më 15 shkurt me fitoren 2-1. Zona e Europës është një objektiv më se i arritshëm deri tani nga Teuta, por edhe Kupa nuk mund të snobohet lehtë, ndaj "djemtë e detit" duken të karikuar për një fitore ndaj Kukësit.

Zamir Qypi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania