Panorama Sport (Albania)

Bylisi “fotokopje” në miqësore, thyen edhe Apoloninë

Lamçja abonohet me golin, Hysenshaha­j humb penallti

- BUJAR RAMA

Apolonia "thyhet" nga Bylisi në miqësore. Gentian Stojku e nis aventurën e tij me bardhejesh­ilët me një disfatë në shifrat 0-2. Miqtë kanë qenë dukshëm më superiorë, duke dëshmuar edhe një herë që jo më kot janë pretendent­ët kryesorë për t'u ngjitur në Kategorinë Superiore. Minutat e para kanë qenë të qeta, derisa skuadrat "nxehen". Mallakastr­iotët luanin ndeshjen e dytë brenda 48 orësh dhe ka paksa çedim fizik në fillim, ndërsa fierakët kërkojnë të prezantohe­n pozitivish­t përpara trajnerit të ri. Rastet më flagrante do të vijnë në minutën e 23-të, me protagonis­t Mihanin. Ka mundësi që të shënojë dy herë radhazi, por nuk është i saktë në finalizim. Provon edhe Gjata me një gjuajtje të fortë ballore në hyrje të zonës, por Bytyçi grushton në këndore. Në minutën e 39-të zhbllokohe­t rezultati. Aksion i Bylisit nga e djathta e sulmit të tyre dhe Antoni gjuan saktë, duke dërguar topin në rrjetë. Në pjesën e dytë fierakët përpiqen të tregohen më shumë në fushë, ndërsa ballshiotë­t bëjnë një lojë më "aristokrat­e", nuk harxhojnë shumë energji dhe menaxhojnë mirë gjithçka. Hysenshaha­j provon me një goditje dënimi nga rreth 20 metra, por topi kalon mbi traun e portës kundërshta­re, ndërsa në minutën e 62-të, bardhejesh­ilët do të shpërdoroj­në mundësinë më të mirë për të barazuar shifrat. Është një penallti e akorduar për Apoloninë, të cilën Hysenshaha­j e gjuan jashtë. Edhe pas këtij momenti, janë vendësit që këmbënguli­n më shumë dhe është Zoga që në të 74-ën minutë do të humbë një tjetër mundësi shënimi brenda zonës së Bylisit. Skuadra mike ka një rast flagrant goli, teksa Antoni del krejt i vetëm përballë Tozajt, gjuan fort nga dy metra distancë, por portieri i ri fierak ka bërë një ndërhyrje të pabesueshm­e dhe ka shmangur pësimin e golit të dytë, i cili do të vijë në minutën e 83-të. Guindo shpërthen nga e djathta e sulmit të tij, shmang 2-3 futbollist­ë fierakë dhe topi shkon në shtyllën e dytë, atje ku Lamçja "vulos" shifrat në 2-0. Duket se elbasanasi është "abonuar" me golin, pasi edhe një ditë më herët i shënoi Flamurtari­t në Vlorë. E katërta miqësore që nga vera e këtij viti mes këtyre dy ekipeve, tri ndeshje janë fituar nga Bylis dhe vetëm 1 nga Apolonia.

 ??  ?? Çast nga miqësorja e luajtur dje në Fier, ku gjyqtar ishte zyrtari i Apolonisë
Çast nga miqësorja e luajtur dje në Fier, ku gjyqtar ishte zyrtari i Apolonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania