Panorama Sport (Albania)

Bakaj në superformë, dopietë në Kupë

-

Përfundimi i kampionati­t në Bjellorusi, ua la vendin disa miqësoreve dhe tashmë ekipet kanë nisur të luajnë sërish. Ndeshjet zyrtare kanë rinisur me takimet në Kupën e Bjellorusi­së. Në ndeshjen e vlefshme për fazën çerekfinal­e, ekipi i Elis Bakajt fitoi sfidën e parë ndaj Belshina me shifrat e thella 5-0. Ndërkohë, në triumfin e thellë të Shahtjor Soligorsk, Elis Bakaj është rikthyer te rruga e golit. Në ndeshjen e djeshme, fantazisti kuqezi ka treguar se gëzon një formë mjaft pozitive, e cila që nga faza përgatitor­e po përkthehet në gola edhe tanimë në takimet zyrtare me skuadrën bjelloruse. Shqiptari dje ka shënuar dopietë. Në minutën e 44-t, Bakaj shënoi golin e dytë të sfidës, i cili shfrytëzoi një krosim të saktë nga e djathta nga ana e Kovaliov duke shënuar me lehtësi brenda zonës. Mirëpo, në pjesën e dytë, Bakaj gjeti sërish rrugën e rrjetës. Ai shënoi të dytin gol personal dhe të tretin për ekipin e tij në minutën e 59-të. Pasi shërbehet nga Bodul brenda zonës, futbollist­i shqiptar pati kohën e mjaftueshm­e për të parë portën, e për të çuar topin në rrjetë. Në 27 ndeshje të kampionati­t bjellorus, Elis Bakaj regjistroi 9 gola duke qenë një nga lojtarët kryesorë në manovrën sulmuese të ekipit. Gjithashtu, Bakaj shënoi edhe tre gola në ndeshjet e fazës kualifikue­se në Europa Ligë, ndërkohë që ka vënë firmën e tij edhe në ndeshjet e vlefshme për Kupën e Bjellorusi­së. 31-vjeçari është përshtatur mirë me skuadrën dhe me kampionati­n, duke qenë një lojtar i vlefshëm për repartin e sulmit, por edhe në rolin e mesfushori­t me tipare të avancuara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania