Panorama Sport (Albania)

Liverpul nervoz, por ndjekja ndaj Sitit dhe titullit vazhdon

Ekipi i Klop fiton me përmbysje, rikthehet -1 nga kreu

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Lufta për titullin ka mpion në distancë mes Mançester Sitit dhe Liverpulit vazhdon nën simfoninë e golave. Pas suksesit 3-1 të shënuar ditën e shtunë nga skuadra e Pep Guardiolës, kundër Uotfordit, dje ka ardhur kundërpërg­jigja e të kuqve me rezultatin 42, përballë Bërnlejt. Një sukses i merituar ai për djemtë e Jurgen Klopit, i cili jo vetëm i mban ata 1 pikë larg kreut, por ishte mbi të gjitha një përgjigje e fortë karakteria­le. "Era" që ka fryrë në muajin e fundit për skuadrën e Jurgen Klopit, me tri barazime pa gola radhazi, bëri që Liverpuli të humbte kreun dhe t'i komplikont­e jetën vetes, diçka që trembi jo pak edhe në fillimin e takimit të djeshëm, por këtë herë, fatmirësis­ht, fundi ishte i lumtur. Gjithçka nisi në mënyrë më të keqe të mundshme ndaj Bërnlejt, sepse pas vetëm 6 minutash lojë, miqtë kaluan në avantazh, duke bërë Klopin që të shpërthejë në pankinë: Uestud lëshon një top të harkuar nga këndi që shënjestro­n kuadratin, Alison mundohet të kërcejë, por Tarkovski e bllokon me njërin krahë në tokë. Një faull i pastër dhe i qartë, përveçse për arbitrin Marriner, që bëhet edhe shënjestra e tifozerisë. Gjithsesi, nervozizmi nuk i lë fatmirësis­ht pasoja të kuqve që reagojnë menjëherë: në minutën e 19-të Salah kroson drejt qendrës së zonës, me portierin Haton që përplaset me mbrojtësit e tij dhe Firmino ka kohë që të ndezë edhe një cigare, përpara se të dërgojë topin në rrjetë për barazimin 1-1... Liverpuli zgjohet dhe madje reagon me shpirt kampioni, sepse 10 minuta më vonë vjen edhe përmbysja e shpejtë, me Manenë që nuk fal dhe dërgon shifrat në 2-1. Takimi i djeshëm u karakteriz­ua edhe nga një erë shumë e fortë, e cila bezdisi jo pak skuadrat në fushë, por ndeshja gjithsesi luhet dhe të kuqtë dinë sesi të mposhtin edhe faktorin natyror, teksa edhe pjesën e dytë e nisin me gol. Ndonëse Bërnlej është në luftë të ashpër për mbijetesën, dëshira për titullin kampion e Liverpulit është më e madhe dhe Firmino në të 67-ën bën 3-1 për skuadrën e tij. Por kush mendonte se sfida ishte mbyllur u gabua, duke parë edhe një traversë të Manesë në të 82-ën, sepse miqtë nuk dorëzohen dhe në të 91-ën ngushtojnë difer- encën me Gudmunson. Klop është i tërbuar në pankinë, gati të thyejë gjithçka që i del përpara, por me të nisur topin nga mesfusha, Mane qetëson trajnerin e tij dhe në kundërsulm gjejnë golin e sigurisë, pasi sulmuesi driblon edhe portierin. Në fund, Liverpuli fiton 4-2 dhe tashmë mund të përqendroh­et te dueli me Bajernin e Mynihut, në Ligën e Kampioneve, të mërkurën në mbrëmje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania