Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

HANDANOVIÇ 6- Një gjysmëprit­je ndaj Faresit, pastaj në anët e tij mbizotëron­te qetësia. Spal nuk e vë kurrë në provë. SEDRIK 6,5- Këmbën e ka të edukuar mirë. Kroson në mënyrë perfekte për Lautaron . DE VRAJ 6- Kontrollon në mënyrë të qetë dhe lehtësisht sulmuesit e Spalit. Flokari me shokë nuk e shqetësojn­ë kurrë. MIRANDA 6- E merr veten mirë pas një goditjeje që Petanja i dha në hundë në fillimin e ndeshjes. (Nga 46’ Ranokia 6- Gabon dhe merr karton të verdhë. Por fitorja e zikaltërve nuk kushtëzohe­t nga mbrojtësi). DALBERT 5,5- Nuk mund ta kritikosh kurrë për bujarinë dhe dëshirën që ka për të vrapuar. Fryma nuk i mungon, por kur mbërrin në fundore humbet toruan dhe s’bën asgjë konkrete. GALJARDINI 6,5- Sa shumë vështirësi, sa shumë topa të humbur dhe të gabuar. Por ka meritën që nuk u dorëzua kurrë dhe në pjesën e dytë gjen golin që vulosi fitoren. BROZOVIÇ 6- Qëndron në fushë për një pjesë loje. Nuk bën asgjë të turpshme (për keq), por asgjë për të qenë krenar. (Nga 42’ Kandreva 5- Çdo moment kërkon të bëjë mrekulli, por bën një hiç... Shkakton më shumë konfuzion. Keq). POLITANO 6,5- Provon shpesh, pa qëlluar në shenjë. Pastaj zhbllokohe­t duke shënuar golin e rëndësishë­m. ZHOAO MARIO 5,5- Ndizet me hope. Nuk bën gjëra për t’u mbajtur mend në këtë ndeshje. AZAMOAH 6- Mbrojtës i majtë shumëpërdo­rimsh... Në fillim në mesfushë, pastaj para mbrojtjes dhe në fund në mbrojtje me 3. I bën të gjitha në shërbim të skuadrës. LAUTARO 7- Shënon sa për të thënë... Por, teknologji­a e anulon golin. Ajo që bën diferencën është impenjimi i tij, kapaciteti për të udhëhequr skuadrën dhe për të krijuar rrezikshmë­ri konstante te kundërshta­ri. TRAJNERI SPALETI 6- Nuk është Interi më i mirë. Madje e kundërta. Por ai provon ta fitojë duke ndryshuar skemën në mesfushë me rrezikun për të krijuar konfuzion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania