Llogaritë e fundit, si shpëton Elbasani
Skuadrës i duhet një marsh më tepër për mbijetesën
Elbasanit i kanë mbe tur edhe shtatë fina le për të shpëtuar sezonin, ku i duhet të grumbullojë sa më shumë pikë për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë. Pozita që mban në klasifikim i detyron elbasanasit për të grumbulluar sa më shumë pikë, pasi në të kundërt mund të përsërisin sezonin e dy viteve më parë, kur edhe ranë në Kategorinë e Dytë. Në lojë janë plot 21 pikë dhe nëse i marrin të gjitha, verdheblutë ia dalin edhe të eliminojnë “play-out”-in. Megjithatë, deri në mbyllje të kampionatit janë në lojë të gjitha mundësitë: shpëtimi, ndeshja shtesë dhe rënia.
FUNDI
Ndeshjet e fundit janë ato që vendosin pothuajse gjithnjë fatet e një sezoni dhe këtë dekadën e fundit, verdheblutë herë e kanë shpëtuar sezonin dhe herë e kanë “dreqosur” atë. “Panorama Sport” u bën një pasqyrim të qartë rezultateve të dhjetë viteve të fundit në kampin elbasanas, sa u përket shtatë sfidave finale të fundsezonit. Përgjithësisht, shihet një Elbasan
që shpërthen gjithnjë në fund, me përjashtim të rasteve kur kanë dalë totalisht jashtë objektivave, siç kanë qenë vitet 2011 dhe 2015 në Superiore, me verdheblutë që e kishin prerë biletën për të rënë shumë javë më përpara. Kështu, para dy viteve kur elbasanasit ranë në Kategorinë e Dytë, skuadra koleksionoi një fitore, katër barazime dhe dy humbje, duke mbledhur vetëm shtatë pikë. Mbyllja më e mirë ka qenë ajo e vitit të kaluar në Kategorinë e Dytë, ku morën gjashtë fitore dhe një barazim, ndonëse kjo kategori nuk shërben shpesh për të bërë krahasime. Sa i përket vitit më të mirë në të Parën, ka qenë në 2010-ën, kur grumbulluan 16 pikë në shtatë ndeshje dhe atë kohë ia dolën të ngjiteshin në Superiore. Mirëpo, tani situata është ndryshe, sepse skuadra luan për mbijetesë dhe do i duhet të përsërisë fundkampionatin e vitit 2016, kur grumbulloi 14 pikë nga 21 të mundshme. Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të rezervojnë shtatë finalet e fundit, por historia ka treguar që këtë dekadë të fundit verdheblutë “shpërthejnë” dhe ndërrojnë “marsh”.