SUPERKUPA E E PARTIZANIT,, PARTIZANIT,, Braun “shemb” Kukësin
Musta dygolësh për Kukësin, por xhamajkani e zhvlerëson
Fllet heroii ii kuq: Tripleta ime e parë, jja kush më frymëzon
Tellushii dhe Rroca nuk përmbahen,, pllas grushtiinë tunell
Lerda: Trofeun ia dedikoj Olsi Ramës, kam vetëm një peng
Duro: Ia dhuruam Partiizaniit,, shtesës iia kiisha friikën
Autobusii merr fllakë në ecjje,, shpëtojjnë tiifozët e “demave”
Trofeu i parë për sezo nin e ri futbollistik 2019-2020, i ka shkuar Partizanit, i cili fitoi Superkupën e Shqipërisë për herë të dytë në historinë e tij. Kjo finale ishte një ndeshje me dy fytyra dhe me dy përmbysje. Partizani e nis mirë dhe dominon mbi Kukësin dhe e gjen golin që në minutën e 6-të me Malën. Të kuqtë në vijim tregohen egoistë duke shpërdoruar dhe pas minutës së 30të e quajtën si të fituar ndeshjen, por ndëshkohen në të 39-ën nga Kukësi me Mustën. Pjesën e dytë shikohet një Kukës i transformuar që dominon mbi "demat" dhe në minutën e 56-të i përmbysin kampionët me një perlë të Emiljano Mustës. Duke qenë në disavantazh, trajneri Lerda rifreskon sulmin, zëvendësime të cilat i dhanë të drejtë, pasi trofeu i parë erdhi edhe për meritë të xhamajkanit Brajan Braun, që shënoi tripletë. Goli i Braunit në minutën 88-të bëri që ndeshja të shkojë në shtesë, e cila foli e gjitha për "demat" që shënojnë dy herë me Braun, duke siguruar trofeun e parë sezonal dhe të parin edhe për trajnerin Franko Lerda që ka marrë në mes të qershorit drejtimin e Partizanit.
Partizani e nis më mirë ndeshjen, ndërsa Kukësi vuan në fillim nga "arnimet" e detyruara në formacion të bëra nga trajneri Shpëtim Duro. Partizani e jep sinjalin e parë që në minutën e 5-të, por gjuajtja e Asanit ndalet nga Avdyli. Por, një minutë më pas Partizani gjen golin me Malën, i cili shfrytëzon asistin e dhënë nga ishlojtari i Kukësit, braziliani Melo. Partizani nuk e ndal ritmin dhe vijon të mendojë për sulmin. Të kuqtë kanë disa mundësi të pastra për të shënuar, por të kuqtë gabojnë në finalizim. Në të tilla raste në lojë hyn ligji i pashkruar në futboll, që kur nuk shënon, do të pësosh. Kur të gjithë prisnin golin e dytë të "demave", në minutën e 39-të Kukësi e gjen në "gjumë" mbrojtjen e kuqe dhe i ndëshkon. Rroca pason për Mustën duke i dhënë një top pas shpinës së mbrojtjes. Elbasanasi shmang edhe portierin Hoxha dhe e dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 42-të Mala humbet një rast të pastër duke i mohuar Partizanit golin e dytë. Në shifrat 1-1 mbyllet pjesa e parë.
Kukësi e nis fraksionin e dytë me një zëvendësim, ku Rroca jashtë forme
PJESA E PARËPjesa e dytë
ia la vendin Lulajt. Pjesa e dytë nisi me verilindorët në sulm, të cilët u dukën të transformuar nga pjesa e parë. Partizani lëshoi shumë terren duke i dhënë mundësi Kukësit të luajë topin dhe të ushtrojë presion. Në minutën e 49-të Lerda bën zëvendësimin e parë,
ku Asani i lë vendin Bardhit. Në minutën e 56-të Musta shënon një gol të bukur nga një goditje dënimi duke përmbysur të kuqtë. Pas pësimit të golit vjen zëvendësimi i dytë për "demat", ku Solomon i lë vendin Braun. Verilindorët vijojnë të jenë më të qartë në lojën e
tyre. Në të 66-ën trajneri Duro bën një zëvendësim kokë më kokë, pasi del Shkurtaj dhe në fushë hyn Mirlind Daku. Duke parë që ekipi ishte larg portës kuksiane, në të 77-ën trajneri italian bën ndërrimin e tretë. Melo, në hije në pjesën e dytë, i lë vendin Çinarit. Pas
minutës së 80-të të kuqtë kujtohen të luajnë dhe rrisin presionin. Në minutën e 83-të trajneri Duro fut në fushë një tjetër sulmues, Çemën, për të gjetur golin e sigurisë. Por, në minutën 88-të "demat" barazojnë me Braun, i cili e dërgon ndeshjen në shtesë.
Partizani e kuptoi vonë se duhet të luante dhe pjesa e parë shtesë nisi vrullshëm, ku në kuadrin e pesë minutave, 94-99, shënojnë edhe dy gola të tjerë me protagonist xhamajkani Brajan Braun, i cili realizon një tripletë në finalen e Superkupës. Ndërrimet i dhanë
Koha shtesë
të drejtë trajnerit Lerda, pasi Bardhi, Çinari dhe Braun i dhanë ekipit më shumë frymë dhe siguri për të shkuar te fitimi i trofeut. Në pjesën e parë të shtesës, të dyja ekipet bënë edhe zëvendësimet e katërta. Te Partizani Mala ia lë vendin Romeros, ndërsa i çuditshëm ndërrimi te Kukësi, ku trajneri Duro vendos të nxjerrë nga loja Çemën në minutën e 105-të, i cili kishte hyrë në fushë në minutën e 83-të. Kukësi u duk i lodhur në shtesat 2 herë nga 15 minuta dhe gjithçka u mbyll me fitoren 42 për Partizanin, që fitoi edhe trofeun e parë sezonal.