Panorama Sport (Albania)

Kutinjo merr numrin 10, por fansat e sulmojnë

I dhanë numrin 10-të, tifozët e Bajernit kundra klubit

-

Të dielën në orën 11:00, Felipe Kutin jo zbriti në tokën gjermane. Ish-lojtari i Interit, Liverpulit dhe Barcelonës do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Bajernit të Mynihut. I qeshur në fytyrë, 27-vjeçari nuk ka ngurruar të japë autografe dhe të bëjë selfie me punonjësit e në aeroportin e Mynihut. Transferim­i u kushtoi gjermanëve 8.5 milionë euro në formë huazimi dhe 120 milionë euro me të drejtë blerjeje pas dy sezonesh. Vetë Kutinjo do të ketë një rrogë vjetore prej 13 milionë eurosh. Klubi bavarez i ka rezervuar atij fanellën me numrin 10, një numër që është mbajtur në dekadën e fundit nga holandezi Arjen Roben. Të shumtë kanë qenë tifozët që nuk ishin dakord që braziliani të mbante numrin e holandezit. Gjithsesi, gjithçka tani është vendosur dhe lojtari, pasi kreu vizitat mjekësore në qendrën shëndetëso­re të doktorit të njohur Volgang-Myler, do të prezantohe­t sot në orën 14:00. "E gjithë Bundesliga duhet të gëzohet më ardhjen e Kutinjos", ishin fjalët e trajnerit Niko Kovaç pas ndeshjes me Hertën e Berlinit. Ardhja e Kutinjos bëri jehonë të madhe në Gjermani, pasi askush nuk mendonte që braziliani do të zgjidhte Mynihun si destinacio­nin e tij të ardhshëm. Kur të gjithë prisnin ardhjen e Sanesë, Bajerni i surprizoi të gjithë duke marrë shkas edhe nga dëmtimi i lojtarit gjerman vetëm pak ditë nga zyrtarizim­i i tij. Me ardhjen e braziliani­t në Mynih, Bajerni duket se nuk do të kërkojë më asnjë lojtar për repartin ofensiv, pasi siguroi edhe shërbimet e Ivan Perisiçit, i cili erdhi nga Interi në javën e kaluar dhe Kovaç mund të jetë i qetë për vazhdimësi­në e sezonit të ri. Kujtojmë se Bajerni nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në takimin e parë të kampionati­t ndaj Hertës së Berlinit. Një barazim që nuk ka kaloi pa polemika në kampin e kampionëve në fuqi. Pas ndeshjes Kimish dhe Sançez ishin të pakënaqur me trajnerin Niko Kovaç, të cilit i kanë kërkuar llogari për vonesën në zëvendësim­et e kryera gjatë ndeshjes me berlinezët. SHIFRA PREJ KAMPIONI

"Kemi afruar një lojtar të madh", ishin fjalët e Karl Hainc Rumeniges për "Bild". Në fakt, numri dy i skuadrës gjermane udhëtoi personalis­ht në Barcelonë për të mbyllur transferim­in e tij, duke ia

arritur me sukses. Për cilësinë e lojtarit shifrat flasin vetë. Lojtari u aktivizua 76 herë me katalanasi­t nga këto 55 ndeshje si titullar në dy sezonet e fundit, duke shënuar 21 gola dhe dha 11 asiste. Në 53 ndeshje, që braziliani ishte prezent në fushë, Barcelona

arriti të dilte me 3 pikë. Vetëm Lionel Mesi dhe Luis Suarez kanë bërë më mirë në dy sezonet e fundit me skuadrën katalanase. 4 trofe të fituar numëron lojtari i ri i Bajernit me ish-skuadrën e tij. Dy La Liga, 1 Kupë Mbreti dhe një Superkupë të Spanjës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania