Panorama Sport (Albania)

Vllaznia s’bind, sulmuesi brazilian alarmon klubin

Shtubina shmang humbjen në miqësore, blerja e bujshme vuan nga një dëmtim i mbartur

- ADMIR URUÇI

Vllaznia nuk shkon më larg se barazi mi kundër Besëlidhje­s. E fundit miqësore para startit të kampionati­t ka përfunduar në shifrat 1-1. Kuqeblutë, ndryshe nga përballjet e tjera miqësore, dje nuk kanë bindur. Lezhjanët u shfaqën tejet kërkues dhe mund të fitonin pas avantazhit të arritur në të 63-ën me Abubakar Soumah, por mendoi Ndriçim Shtubina që të shpëtonte vendësit. Ai gol në të 92-ën minutë shmangu humbjen në "Loro Boriçi".

NDESHJA

Pjesa e parë ka qenë e gjitha për portierët. Pavarësish­t një epërsie të lehtë territoria­le të kuqebluve, mundësitë më të mira i kanë pasur miqtë. Që në të 3-ën minutë janë ata që rrezikojnë me Kamaranë, e megjithatë dy minuta më vonë u përgjigjet Shtubina. Por, mendon Bajri që të grushtojë mrekullish­t. Loja është zhvilluar më shumë në mesin e fushës dhe në të 34-ën ishte radha e Sherrit që t'i thoshte "jo" golit pas gjuajtjes së Hoxhës. Në të 44-ën është kundërpërg­jigjur me një grushtim spektakola­r pas gjuajtjes së Krujës. Ne pjesën e dytë janë miqtë më dominues, të cilët pas insistimit të vazhdueshë­m zhbllokojn­ë shifrat. Ishte e 64-ta minutë kur një gjuajtje nga jashtë zone e Soumah përfundon në rrjetë, pas një devijimi të lehtë të shkodranëv­e. Vllaznia tenton të barazojë me Likën, por edhe pse kalon portierin, mendon Sheta që të ndalë topin mbi vijën fatale. Në minutën e 75-të Hasaj vendoset përballë Sherrit, por në fund bën të pabesueshm­en dhe e dërgon topin në "stratosfer­ë". Bajri i bëhet makth Likës në të 82-ën, ndërsa Zogaj me Smajlin nuk kanë shënjestër. Kur koha e rregullt mbaroi dhe po mbyllej minuta e dytë shtesë, mendoi Shtubina që të sillte qetësi. Pas një harkimi nga e majta, mesfushori i adaptuar në sulmues gjuan me kokë dhe çon shifrat në 1-1. Duhet theksuar se lojtari i ardhur pak kohë më parë nga Laçi ishte ndër më të mirët në fushë, në një kohë që loja e Vllaznisë në tërësi la për të dëshiruar.

EMERSON

Vllaznia, në alarm për Emerson Brito Dos Santosin. Braziliani që u prezantua si blerje vetëm të premten, pa zhvilluar ende asnjë stërvitje, fut në stres stafin teknik. Ai është nisur drejt kryeqyteti­t për të kryer një ekzaminim në gju. Sigurisht që shumëkush mund të pyes: Kur u dëmtua, derisa nuk ka zhvilluar asnjë seancë me kuqeblutë...?! E megjithatë, lëndimi duket se është i mbartur. Në momentet që i janë kryer vizitat mjekësore, është konstatuar edhe shqetësimi i hershëm në gju. Kjo ka detyruar edhe klubin që ta dërgojë në Tiranë për kontrolle të mëtejshme. Të dhënat e para thonë që fillimin e kampionati­t e humb, por shpresohet që të paktën dëmtimi të mos jetë më i rëndë dhe të qëndrojë më shumë larg fushave. Dhe nëse kjo ndodh, Jonuz do të bëhet me dhimbje koke. Emerson u prit me shumë interes, nisur edhe nga mungesat që ekipi kishte në repartin e sulmit. Por, duket disi e çuditshme që klubi nuk është kujtuar para se të firmoste, që duhet të kryheshin edhe vizitat mjekësore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania