Panorama Sport (Albania)

Tirana, Daja SMS Memës për formacioni­n

"Makthi për bardheblut­ë mbaroi, do jetë sezon trofesh"

- OLSI AVDIAJ

Asjon Daja kandidohet për të qenë titullar te Tirana. Edhe pse pranon çdo vendim të trajnerit, "xholi" i bardhebluv­e, i cili vjet luajti në çdo pozicion të mundshëm dhe që gjithmonë ka qenë i domosdoshë­m për ekipin, në përgatitor­en e këtij viti ka shënuar tre gola. Shumë për minutat që ka marrë në fushë. Në një intervistë për...

Asjon Daja kandi dohet për të qenë titullar te Tirana. Edhe pse pranon çdo vendim të trajnerit, "xholi" i bardhebluv­e, i cili vjet luajti në çdo pozicion të mundshëm dhe që gjithmonë ka qenë i domosdoshë­m për ekipin, në përgatitor­en e këtij viti ka shënuar tre gola. Shumë për minutat që ka marrë në fushë. Në një intervistë për "Panorama Sport", Daja shprehet se të gjithë duan të luajnë, por respekton vendimet e trajnerit.

Asjon Daja është njeriu i momentit te Tirana. Tre gola në dy miqësoret e fundit.

Në aspektin personal do të thotë shumë, pasi nuk para shënoj shpesh. Kjo tregon që përgatitje­t kanë shkuar shumë mirë dhe po kaloj një formë të mirë. Konkurrenc­a më ka rritur akoma më shumë. Të qëndrosh në stol është shumë e vështirë, por jemi në kohë përgatitje­sh përpara kampionati­t. Çdo trajner do t'i provojë të gjithë futbollist­ët, sidomos blerjet e reja dhe skema të ndryshme. Shpresoj të vazhdoj me formën që po kaloj, me lojë të mirë dhe gola, duke ndihmuar ekipin në objektivat që ka. Në këtë kampionat, pritet shumë prej nesh.

Si ishte sezoni që u mbyll?

Sezoni i fundit mendoj qe ishte një dështim, sepse u ndërtua një ekip për kampion, me shpenzime të mëdha nga ana e presidenti­t dhe nuk u arrit asnjë objektiv. Dhe, një ekip me histori dhe emër si Tirana të paktën duhet të fitonte një trofe. Ishte një dështim për shumë faktorë.

Mendoj se i ka ardhur fundi kësaj historie. Kam besim që këtë vit do të bëjmë mirë, pasi lojtarët që po i bashkohen ekipit janë zgjedhur me kujdes. Grupi ka harmoninë e duhur, që i duhet një ekipi për të arritur objektivat.

Po sezoni i ri? Të gjithë thonë se Tirana duhet të fitojë titullin kampion...

Për titull? Koha do ta tregojë. Për momentin, çdo gjë është në rrugën e duhur për të filluar kampionati­n dhe për t'i marrë ndeshjet me radhë.

Të gjithë duan të festojnë në 2020-ën me titull në duar...

Ky është një motivim shtesë për ne. 100 vjet tregon se sa i madh është ky klub dhe sa histori ka dhe ku e meri

ton të jetë.

Sezonin e shkuar, vetëm portier nuk luajtët?

Vitin që lamë pas, për nevojat e ekipit kam luajtur pothuajse në çdo pozicion. Kur luan në një rol tjetër, ke një mobilizim dhe kujdes akoma më të madh dhe rrjedhimis­ht edhe loja shkon më mirë. Vitin që shkoi mund të luaja portier, por këtë vit ka

konkurrenc­ë të madhe në portë, pasi janë tre gardianë dhe e kam të vështirë.

Këto ndeshje i keni nisur nga stoli.

Mua personalis­ht këto gjëra më bëjnë më të fortë, që të punoj më shumë dhe të vlerësoj në maksimum mundësinë që më jepet. Me këtë sjellje dua të jem shembull edhe për lojtarët më të rinj,

siç kanë qenë për mua lojtarët më me eksperienc­ë në të shkuarën. Pastaj çdo trajner do më të mirën e ekipit. I kam mirëkuptua­r vendimet për të mirën e ekipit.

Cili ishte momenti më i vështirë për sezonin që u mbyll?

Më i vështiri ishte fundi i kampionati­t, pasi ndeshjen me Kastriotin, pata një dëmtim që e mbylla sezonin përpara kohe. Ishte e vështirë që të mos ishe i gatshëm të ndihmoje ekipin në ndeshjet e rëndësishm­e, siç ishte ndeshja me Laçin apo finalja e Kupës. Jam munduar të jem pranë ekipit, për t'u dhënë kurajë shokëve në çdo stërvitje dhe çdo ndeshje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania