Panorama Sport (Albania)

Mesi kërcënon, do Nejmarin ose mund të largohet

As Reali nuk ka ndërmend të dorëzohet, ofron Hamesin

-

Jo se situata mes tyre ka qenë ndonjëherë e qetë, por Nejmar dhe dëshira e tij për t'u rikthyer në Spanjë, ka ndezur një luftë shumë të ashpër mes Realit të Madridit dhe Barcelonës. Ndonëse të gjitha gjasat e biseduara dhe që kanë qarkulluar në orët e fundit, bëjnë të mendohet se sulmuesi i PSG-së kërkon rikthimin në Katalonjë, e vërteta është se Nejmar nuk do ta refuzonte as Realin e Madridit. Për këtë arsye, përplasja mes dy klubeve gjigantë në Spanjë sa vjen e bëhet edhe më e ashpër. Gjithsesi, Barcelona ka në dorën e saj kartën "Mesi". Më saktë, është ky i fundit që shtyn presidenti­n Josep Maria Bartomeu që ta riblejë me çdo kusht Nejmarin. Media madrilene, konkretish­t "As", nënvizon se asi argjentina­s i kuqebluve, jo vetëm e ka këshilluar, por ka arritur deri aty sa të kërcënojë me largim të mundshëm nga skuadra, në rast se sezonin e ardhshëm sheh Nejmarin që ta veshë bluzën e Realit të Madridit. Dhe fjala e "Pleshtit" në Barcelonë dihet që është ligj, prandaj kaq ka mjaftuar që "bosi" Bartomeu të hidhet menjëherë në kundërsulm dhe do të provojë që të bindë PSG-në për t'ia rishitur 28vjeçarin. Por nëse kampionët e Spanjës përdorin "armën" Lionel Mesi, Reali i Madridit nuk ka pasur aspak frikë që të kundërpërg­jigjet dhe dje i ka bërë një ofertë të parë zyrtare skuadrës parisiene: 100 milionë euro, plus kartonin e fantazisti­t kolumbian, Hames

Rodrigez. Përgjigjja e PSG-së ka qenë një kundërkërk­esë: 100 milionë euro, plus kartonin e mbrojtësit Rafael Varan ose atë të sulmuesi brazilian Vinisius. Në këtë rast, Reali i Madridit ka refuzuar kërkesën e bërë nga drejtori

sportiv i transalpin­ëve, Leonardo, ndonëse "galaktikët" nuk do të ndalen këtu. Madje, as Barcelona, prandaj ditët e mbetura të kësaj merkatoje rreth Nejmarit pritet të jenë sërish shumë intensive dhe "të nxehta".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania