Panorama Sport (Albania)

Nga Hoxha te Bardhi: Pas Superkupës duam titullin e dytë

Kapiteni, Mala dhe sulmuesi të lumtur pas fitores së trofeut

-

Partizani e mbylli sezonin e shkuar me një arritje historike ku nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega rikthyen titullin kampion pas 26-viteve. Por edhe me trajnerin e ri, italianin Franko Lerda, të kuqtë e kanë nisur edicionin e ri në mënyrën e duhur duke fituar trofeun e parë sezonal, Superkupën e Shqipërisë, ku pas 120 minutash lojë mposhtën Kukësin me rezultatin 4-2. Në prononcimi­n e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e "RTSH"-së, kapiteni Alban Hoxha, Esat Mala dhe Jurgen Bardhi u dukën mirë me "oreksin", pasi menjëherë kërkuan që pas Superkupës të fitojnë titullin e dytë radhazi. Në vitet e fundit, ekipi që ka fituar Superkupën ka dështuar në kampionat, por protagonis­tët e kuq janë të bindur se do ta thyejnë edhe këtë tabu. ALBAN HOXHA

Për kapitenin Alban Hoxha, të fitosh trofe është ndjesi e bukur, ndaj pas ndeshjes ai pohoi se dëshiron të ngrejë sa më shumë kupa si portier i Partizanit. "Të fitosh trofe është ndjesi e bukur. Edhe vjet e nisëm me këmbën e mbarë. Ndoshta ishte një kupë pa vlera, kupa 'Pascucci', por kjo na rriti moralin dhe dëshirën për të ngritur sa më shumë kupa. Fituam kampionati­n. Shpresoj që të jetë e njëjta gjë edhe këtë vit. Mendoj se ndikoi lodhja në pjesën e dytë. Gjatë lojës nuk po na dilnin as pasimet dhe u krijua një ngërç. Këto gjëra ndodhin në futboll, shpresoj sa më pak, por ishte mirë, sepse e rikuperuam shpejt. Ne duam të fitojmë kampionati­n tani, ekipi është bërë për të fituar. Bëmë lojë të mirë. Edhe në Europë bëmë ndeshje të bukura. Me pak fat mund të kualifikoh­eshim", u shpreh kapiteni i të kuqve, Alban Hoxha pas fitimit të Superkupës. ESAT MALA

Kukësi i sjell fat Esat Malës, pasi edhe dje mesfushori arriti t'i shënojë duke i hapur rrugën fitores së Partizanit. Golin dhe trofeun Mala ia dedikoi familjes së tij. "E filluam aty ku e mbaruam, ishte me rëndësi që ta fitonim këtë Superkupë. Ishte një fillim i mbarë dhe më vjen mirë që e ndihmova ekipin me gol. Si gjithmonë, ia dedikoj familjes", u shpreh Esat Mala.

JURGEN BARDHI

Sulmuesi Jurgen Bardhi duket se e ka kaluar dëmtimin dhe tani ndihet gati për të kontribuua­r dhe për të fituar edhe titullin e radhës me Partizanin. "U bë shumë kohë që nuk kam luajtur dhe ndihem krenar ta nis me trofe. Edhe vjet fituam një kupë dhe në fund e mbyllëm me titullin kampion. Shpresoj që edhe këtë vit", u shpreh Bardhi për "RTSH".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania