Panorama Sport (Albania)

Braun frymëzohet nga Mesi: Tripleta ime e parë

"Ishte mbrëmje speciale për mua, jam gati për të qenë titullar"

- VLADIMIR MEMA

Të hysh në fushë si zëvendësue­s dhe të shënosh tre gola. Më mirë se kaq as në ëndërr nuk mund ta shikosh, por atë e përjetoi në fushë dhe në realitet, Brajan Braun. Pa dyshim ishte heroi i ndeshjes, i cili me tripletën e tij i dha trofeun e parë sezonal Partizanit, Superkupën e Shqipërisë. Në një intervistë ekskluzive në përfundim të ndeshjes për "Panorama Sport", sulmuesi i të kuqve tregon emocionet e tij në këtë ndeshje, teksa e pranon se në futbollin profesioni­st është hera e parë që shënon tre gola brenda një ndeshjeje. Sulmuesi që frymëzohet nga ylli botëror, Lionel Mesi, shpreson se sa herë të hyjë në fushë, të jetë gjithnjë gati. Në lidhje me golat e këtij sezoni, nuk bën parashikim­e, por premton se do të japë gjithnjë më të mirën e tij. Brajan Braun me sa duket nuk është lojtar polemizues, pasi edhe pas shënimit të tre golave ka pohuar se për aktivizimi­n e tij vendos trajneri dhe ai do të jetë gjithnjë i gatshëm sa herë që të jetë nevoja.

E prisnit të ishit heroi i Superkupës me tre gola?

Jo, jo. Nuk e prisja të isha heroi në këtë takim. Thjesht hyra në lojë dhe doja të jepja kontributi­n tim për skuadrën. Ishte diçka speciale për mua të shënoja tre gola në një sfidë të tillë. Dhe normalisht që jam i lumtur për këtë, për më tepër që edhe ekipi fitoi trofeun.

Kishit shënuar më parë tri gola?

Në futbollin profesioni­st është hera e parë që kam shënuar tre gola. Në SHBA kam arritur të shënoj edhe dy gola në një ndeshje, por jo tre. Me sa mbaj mend, në Xhamajkë kam shënuar tre gola, por jo të këtij niveli.

E nisët nga stoli dhe shënuat tri herë. Prisni formacioni­n tani?

Këtë gjë e di trajneri, sepse ai e vendos kur do hyj dhe kur do luaj. Unë jam gati sa

herë që skuadra të ketë nevojë për mua. Uroj që sa herë të hyj, të kem mundësi për ta ndryshuar lojën.

Sa gola prisni të shënoni këtë sezon në Shqipëri?

Nuk di të them (qesh). Unë dua të shënoj në çdo ndeshje, pastaj e arrij dot ose

jo është çështje tjetër. Detyra ime është të bëj gjithnjë më të mirën.

Cili lojtar ju inspiron në futbollin botëror?

Mesi, sigurisht. Ai më inspiron dhe është lojtari im i preferuar, ndërsa Barcelona është ekipi im i preferuar.

 ?? FOTOT: F.Hazisllari ?? Lojtarët e Partizanit duke festuar me trofeun
FOTOT: F.Hazisllari Lojtarët e Partizanit duke festuar me trofeun
 ??  ?? Braun duke festuar golin e katërt
Braun duke festuar golin e katërt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania