Panorama Sport (Albania)

Lerda: Superkupa, dedikim për Ramën

"Trofeu im i parë shkon për familjen dhe drejtorin e klubit, pasi mungoi për një problem personal"

- VLADIMIR MEMA

Trajneri Franko Lerda e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në futbollin shqiptar, pasi në drejtimin e Partizanit ka fituar trofeun e parë sezonal, Superkupën e Shqipërisë. Në intervistë­n e dhënë pas ndeshjes për "RTSH", trajneri italian përsëriti veten, duke u treguar arrogant, pasi e braktisi intervistë­n në fund, duke mos u dhënë përgjigje pyetjeve. "Dishepulli" i trajnerit italian te Partizani është drejtori Olsi Rama, të cilit ia dedikoi trofeun, pasi, sipas tij, është ai që e ka ndërtuar ekipin. Në pjesën e qetë të intervistë­s Lerda foli për lojën dhe për kampionati­n në tërë

si. Ai nuk preferoi të komentonte gabimet dhe lojtarë të veçantë, ndërsa sa i përket merkatos ai bëri të ditur se për këtë duhet pyetur drejtori Rama.

Një ndeshje për zemra të forta. E kishit parashikua­r kështu?

Dua t'ia dedikoj këtë fitore familjes sime, si dhe Olsi Ramës, sepse është ai që e ka ndërtuar këtë skuadër, por që nuk mund të ishte këtu për probleme personale. Ishte një ndeshje që e filluam shumë mirë. Mund të shënonim edhe të dytin apo të tretin, këtë

keqardhje kam.

Por edhe Kukësi kishte mundësi ta çonte ndeshjen në 1-3...?

Kukësi barazoi, luajti më mirë, por ne besuam dhe në fund luajtëm aq mirë sa në fillim. Mendoj se në total e merituam fitoren.

Keni një koment për gabimet në mbrojtje?

Dua ta shoh ndeshjen për të korrigjuar gabimet. Ka pasur gabime te goli i parë në vendosjen e lojtarëve.

Pse skuadra ishte e çorganizua­r në pjesën e dytë, ku u duk se la shumë terren dhe kundërshta­ri bëri çfarë deshi?

Ndodhi që goli i barazimit të Kukësit na dëmtoi moralin dhe na futi në presion. Na bëri të gabojmë dhe djemtë tanë vuajtën mundësitë e humbura. Kukësi, me lojtarë të mirë fizikë, na vuri në vështirësi pastaj.

Si e shihni sezonin? Do të jetë një Partizan që nuk do ta diskutojë titullin?

Kampionati do të jetë i vështirë dhe kompleks. Janë 3-4 skuadra që luftojnë. Ishte e rëndësishm­e për ne që të fillonim mirë sot. Tani do t'i dedikohemi kampionati­t. Ne bëmë një pjesë të parë të mirë dhe pengu i vetëm ishte që nuk dyfishuam. Natyrisht, edhe Kukësi është një skuadër me vlera dhe ndonjëherë nuk të lë të shprehesh në mënyrën më të mirë. Ndonjëherë, nuk është thjesht çështje teknike apo taktike, por edhe mentale.

Sa i kënaqur jeni me Brojën dhe a keni nevojë për ndërhyrje të tjera në merkato?

Nuk dua të flas për lojtarë të veçantë. Të katërta pyetjet e drejtuara ishin të njëjta. Për mua, këtu intervista është e mbyllur. Për merkaton, duhet të pyesni Olsi Ramën (largohet në shenjë nervozizmi).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania