Panorama Sport (Albania)

Duro: E dhuruam Superkupën, ja pse e kisha frikë shtesën

Trajneri i Kukësit: Rrocën e zëvendësov­a se nuk e justifikoi

-

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, ndien keqardhje për mënyrën se si shkoi loja e skuadrës së tij në ndeshjen e djeshme në "Elbasan Arena". Sipas Duros, Superkupën më shumë e dhuruan vetë sesa e meritoi Partizani. "Futbollin duhet ta menaxhosh deri në vërshëllim­ën e fundit, sepse ndodh ajo që ndodhi. Në pjesën e dytë dominuam, përmbysëm rezultatin dhe mund të shënonin sërish për ta çuar ndeshjen në 1-3. Më pas humbëm përqendrim­in dhe kjo solli edhe disfatën", është shprehur fillimisht trajneri në bisedën për "RTSH" pas ndeshjes. Pse e zëvendësua­t Rrocën në pjesën e dytë? Kishte probleme fizike apo diçka tjetër? Jo, nuk u dëmtua. Rroca nuk po e justifikon­te me lojën dhe e zëvendësov­a. Ai ndryshim që u bë me rikthimin e Musollit në mesin e fushën, si dhe spostimin e Ethemit, mendoj se e ndryshoi ndeshjen. Ne e dominuam lojën dhe ndërrimi ishte pozitiv. Pakujdesia bëri që ta humbnim

ndeshjen. Në shtesë ekipi sikur u fik. Pse? Shikoni, edhe Gavazaj kërkoi zëvendësim dhe cilësia ra ndjeshëm. E kisha frikë ndeshjen në shtesë, sepse e ndieja që Partizani do të ishte më i favorizuar. Largimi i Gavazajt dhe Shkurtajt ndikoi shumë, sepse bëhet fjalë për dy lojtarë shumë cilësorë. Edhe Shkurtaj kishte probleme që në pushimin e pjesës së parë. Pastaj, goli i barazimit ishte jashtëzako­nisht deciziv për mënyrën se si shkoi ndeshja. Këtë kupë e dhuruar vetë më shumë sesa e meritoi Partizani. Pse mendoni kështu?

E thashë, largimi i Gavazajt dhe Shkurtajt e ulën cilësinë. Gavazaj kërkoi ndërrim, sepse nuk është në 100%. Ishim pranë fitimit të trofeut, por nuk ishte e thënë. E kisha frikën në shtesë dhe ashtu ndodhi. Çfarë ndryshoi në pjesën e dytë dhe pse nuk besuat te aktivizimi i Bruno Lulajt që në fillim? Aktivizova Musollin për shkak të eksperienc­ës, më pas bëra lëvizjen me Lulajn. Për sa i përket Lulajt, mbrojtja ka qenë e improvizua­r. Ethemi bëri një ndeshje jashtëzako­nisht të mirë. Është lojtar që "shpon" vertikalis­ht. Për fat të keq, humbi një rast shumë të pastër. Si do të jetë Kukësi i këtij sezoni? Duhen lojtarë, presim këtë javë. Kjo lojë na bëri të mendojmë akoma më tepër për afrime, sidomos në repartin defensiv. Presim 2-3 lojtarë për të rregulluar diçka. Kukësi bëri shumë mirë në pjesën e dytë, por kemi probleme në mbrojtje, pasi, siç dihet, kanë ikur lojtarë shumë të rëndësishë­m.

 ??  ?? Braun duke festuar një nga golat nda Kukësit
Braun duke festuar një nga golat nda Kukësit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania