Panorama Sport (Albania)

“Mos u mërzit kuqo”, Shameti sulmon trajnerin

Edhe ish-trajneri Gjoka habitet, poston foto me duart në kokë

- SKERDILAID SULOZEQI

Ish-kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti, shpërthen kundër trajnerit Shpëtim Duro. I larguar vetëm pak ditë më parë nga ekipi, mbrojtësi ka thumbuar kreun aktual të pankinës menjëherë pas humbjes së Superkupës ndaj Partizanit. Me një postim në rrjetin social "Instagram" ai ironizon Duron, madje duke i vendosur një epitet. "Mister kuqo, mos u mërzit se ka ndeshje të tjera...", shkruan ish-kapiteni i Kukësit, i cili u transferua te Gjilani në kampionati­n kosovar vetëm tri ditë më parë. Me sa duket, Shameti e "akuzon" indirekt Duron për largimin nga Kukësi, edhe pse ka thënë se oferta që iu bë për rinovimin e kontratës ishte larg profilit të tij për atë që kishte dhënë te skuadra verilindor­e në gjashtë vitet e fundit. Megjithatë, reagimi i Shametit kundër tra

jnerit aktual të Kukësit nxjerr në pah se shkak për largimin e tij mund të jetë bërë edhe Duro. Mësohet se lojtari është ndier i zhvlerësua­r prej deklaratav­e që ka bërë Duro kohët e fundit, duke mos e përmendur kurrë emrin e Shametit për rëndësinë që ka pasur te Kukësi në këto gjashtë sezone, ku fitoi gjithçka. Kjo, me sa duket, ka bërë që mbrojtësi të mendojë se nuk ka qenë në planet e trajnerit të ri. Shpërthimi i tij pas humbjes së djeshme të Kukësit hap të tjera prapaskena te Kukësi, në një kohë që vlen për t'u theksuar se në prezantimi­n e Duros, ka qenë vetë drejtori Nderim Nexhipi, i cili pati deklaruar se nuk ka asnjë shans që Shameti të largohet nga Kukësi.

- Ernest Gjoka u largua nga pankina e Kukësit pas eliminimit nga Liga e Europës. Mirëpo, ishtrajner­i ka meritën pasi udhëhoqi skuadrën verilindor­e

ISH-TRAJNERI

në fitimin e Kupës së Shqipërisë, çka bëri që Kukësi të ishte pjesë e finales së Superkupës. Menjëherë pas përfundimi­t të ndeshjes PartizaniK­ukësi 4-2, Gjoka postoi një fotografi në tijën në rrjetet sociale, duke shfaqur habi për rezultatin. Këtë e shoqëroi më një foto ku vendos duart në kokë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania