Panorama Sport (Albania)

Nderim në vendlindje, përkujtohe­t Lefter Millo

- KUPA Tomor Shehu

Ishte 2 prilli i 1966-ës, kur në fshatin Dervician të Gjirokastr­ës lindi "meteori" me emrin Lefter Millo. Gjiganti i Luftëtarit, Partizanit, por edhe ekipit Kombëtar, falë klasit të tij në fushë, mbushi zemrat dhe bëri krenar çdo tifoz gjirokastr­it. Por e pabesueshm­ja ndodhi më 7 mars 1997, kur një aksident fatal në periferi të Laricës i mori jetën në moshën 31-vjeçare. Ishte pikërisht kjo dita kur Millo u nda përfundimi­sht nga kjo jetë, por assesi nga futbolli. Ai bëri historinë, ndaj emri i tij nuk mund të harrohet. Dhe për të nderuar veprën që la pas, sot fusha e futbollit në fshatin Dervician mban emrin e tij. Dhe jo vetëm, pasi kohë më parë pranë kësaj fushe është vendosur edhe një bust i ish-futbollist­it të Luftëtarit, Partizanit dhe Kombëtares shqiptare. Florentina (Dina), motra e legjendës, e cila në librin me titull "Dropulli im që ta kam zili", mes lotëve kujton: "Për zemrën që m'u nda në dy pjesë, çfarë t'ju them? Më kujtohet kur nisej nga fshati në Gjirokastë­r për të qenë në orarin e duhur në stërvitje. Për Lefterin çdo thënie është e tepërt. Jeta nuk të kursen. Vëllai im është i gjallë në zemrat e dropullitë­ve dhe gjithë shqiptarëv­e. Fjalët më mungojnë, lotët më pushtojnë. Ju faleminder­it që respektoni jo vëllain tonë, por njeriun model, fjalëpak e punëshumë në fushën e lojës dhe kudo".

- Dhe për të përkujtuar Lefter Millon, mbrëmjen e së shtunës u zhvillua një aktivitet në Dervician. Pjesë e axhendës ishte edhe një miqësore mes Luftëtarit (formacioni i dytë) dhe Këlcyrës. Kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitër Dilo, në respekt të legjendës ia dhuroi trofeun kapitenit të ekipit fitues në atë ndeshje, Alvi Ahmetajt. Emocionet dhe lotët ishin bashkudhët­arë në atë ceremoni. Në fund u ndanë në mënyrë simbolike edhe bluza me emrin e të madhit Lefter Millo. Prefekti i Gjirokastr­ës, Astrit Aliaj, kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimtër Toli dhe ai i Bashkisë Gjirokastë­r, Flamur Golemi, i dhuruan motrës së Lefterit edhe bluzat që i madhi Millo veshi në karrierën e gjatë sportive, ato të Luftëtarit, Partizanit dhe përfaqësue­ses kuqezi. Ceremonia në nder të Millos, që numëron 20 ndeshje në 10 vjet me Kombëtaren, u shoqërua me këngën e Hysni Zelës për të vijuar me grupin e Kalivaçit të Tepelenës, dirigjuar nga vlonjati Tomor Lelo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania