Panorama Sport (Albania)

Absurdi në Vlorë, skuadra nuk ka ende staf mjekësor

- E.Sika

Flamurtari pa staf mjekësor. Që ditën e parë që vlonjatët filluan përgatitje­t (më 14 gushti), nuk kanë pasur në organikën e tyre asnjë mjek në gatishmëri. Situata mbetet më shumë se problemati­ke dhe nuk mund të konceptohe­t që një skuadër, e cila militon në Kategorinë Superiore, të mos ketë mjek gjatë seancave stërvitore. Një gjë e tillë nuk ndodh as në ekipe të kategorive inferiore. Nëse ndodh një dëmtim i papritur në stërvitje, situata mund të jetë e rrezikshme e mund të shkojë deri në cenimin e jetës së futbollist­ëve. Kuqezinjtë aktualisht nuk kanë mjek, ndihmësmje­k apo infermier dhe as fizioterap­ist. Në fakt, vlonjatët asnjëherë nuk kanë pasur një mjek të mirëfilltë, por të paktën e kanë pasur dikë në stafin mjekësor. Nuk dihet ende se cila është arsyeja e mosparaqit­jes së anëtarëve të stafit mjekësor që ishin një sezon më parë në stërvitje. Ndoshta klubi nuk e ka njoftuar stafin e vjetër, por nuk përjashtoh­et mundësia që ata të mos kenë pranuar të kthehen pa u paguar fillimisht. Fakti është skandaloz dhe i pakonceptu­eshëm për një klub me emër të madh dhe traditë të madhe si Flamurtari.

PRECEDENTI - Në fakt, nuk është hera e parë që Flamurtari mbetet pa staf mjekësor. Kështu ndodhi edhe dy sezone më parë kur iku pasi nuk ishte paguar Ardi Lluka. Pas largimit të tij klubi afroi mjekun e njohur në ekip, Sotiraq Peto. Por ky i fundit nuk mbushi javën dhe u largua. Ai iku pasi kërkonte që të mos merrej asnjë lojtar pa miratimin e tij, por kjo nuk u mbështet nga drejtuesit. Sakaq, në sezonin e kaluar stafi mjekësor drejtohej nga Enis Malaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania