Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, pranë ish-fantazisti­t të Olimpiakos­it dhe Karabakut

Kumbinjo drejt firmës me bluzinjtë, ka qenë shok ekipi me Agollin

- Tomor Shehu

Luftëtari pritet të jetë shumë aktiv gjatë kësaj jave në merkato, teksa përkon edhe me startin e kampionati­t. Bluzinjtë e nisin me një transfertë "bombë" si ajo e Tiranës, ndërsa më pas kalendari u rezervon ndeshjen në shtëpi ndaj kampionëve në fuqi të Partizanit. Një kalendar shumë i pafavorshë­m për bluzinjtë, të cilët kanë vetëm 21 ditë që kanë nisur stërvitjen dhe tashmë futen në javën e përgatitje­ve të ndeshjes me bardheblut­ë më 24 gusht në "Selman Stërmasi". Sot ose nesër pritet që skuadrës t'i bashkohet afrimi më i ri, mbrojtësi 26-vjeçar grek Mavrudis Bugaidis. Ndërkohë, "Panorama Sport" mëson nga burime të sigurta në klub se afrimi më i bujshëm pritet të jetë ai i fantazisti­t braziliani­n Marinaldo Kikero da Silva, i cili njihet me nofkën Kumbinjo. Ish-lojtari i Olimpiakos­it dhe shumë skuadrave të tjera greke ka mbyllur sezonin në Brazil dhe prej dy javësh është në negociata me drejtuesit e Luftëtarit. Mësohet se palët kanë arritur në parim një marrëveshj­e dhe në ditët e ardhshme do të zyrtarizoh­et gjithçka. Pak ditë më parë ishte vetë presidenti i bluzinjve, Bekim Halilaj, që paralajmër­oi për "Panorama Sport" ardhjen e një numri 10, por pa përmendur emrin për shkak të bisedimeve të pambyllura. Tashmë gazeta mëson e bëhet fjalë pikërisht për Kumbinjon, një 32-vjeçar që njihet më shumë në Greqi dhe Azerbajxha­n, por që ka CV shumë të pasur. Fantazisti ka luajtur 165 ndeshje në Superligën greke me skuadra si Levadhiako­s, Atromitos, Ethnikos Pireus, OFI dhe Panseraiko­s. Ndërsa ka qenë shok skuadre për tri sezone me ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, te Karabaku. Ai ka fituar dy herë

titullin kampion në Azerbajxha­n, duke qenë pjesë e rëndësishm­e e Karabakut. Afrimi i tij do të plotësonte fazën sulmuese të bluzinjve, pasi është afruar së fundmi edhe lojtari i krahut, Andi Renja, që gjithashtu vjen pas një eksperienc­e në Greqi me Arisin,

si dhe kohët e fundit në Bullgari. Ndërkohë, deri më tani Luftëtari ka zyrtarizua­r si afrime në merkaton e verës edhe portierin grek, Panajotis Paiteris, si dhe disa lojtarë të rinj që vijnë nga Partizani dhe njihen mirë nga trajneri Dalipi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania