Panorama Sport (Albania)

Bylisi nuk ndalet në merkato, afron sulmuesin e Kamerunit U-23

Vjen Mishel Vailant, firmos për ballshiotë­t

- TEUTA Erjon Saliu

Bylisi nuk di të ndalet në këtë merkato, afron edhe një kamerunas për sulmin. Mishel Vailant është blerja më e re e skuadrës së drejtuar nga Veljko Dovedan. Lojtari ka ardhur prej pak ditësh në Ballsh, madje direkt ai u provua edhe në miqësoren e luajtur kundër Tiranës. U aktivizua gjatë pjesës së dytë, duke dhënë sinjale të mira dhe duke bindur drejtuesit që t'i ofrojnë një kontratë. Lojtari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Superligën serbe, ndërsa ka qenë pjesë e Mlladost Lucanit. Bëhet fjalë për një futbollist cilësor, pasi është pjesë edhe e kombëtares U23 të shtetit të tij. Futbollist­i 23vjeçar ka firmosur dhe pritet që të rrisë edhe më shumë konkurrenc­ën në vijën e parë për sezonin e ardhshëm. Sot pritet që shtatlarti të prezantohe­t në Ballsh. Kujtojmë që për vijën e parë, stafi teknik ka edhe Guindon e Antonin, dy lojtarë që spikatën vjet në Kategorinë e Parë apo edhe talentin Çardaku, i afruar këtë verë. Ballshiotë­t kanë qenë mjaft aktivë, pasi janë afruar edhe futbollist­ë cilësorë, si: Turabov, Mëllugja apo Bicaj me Hidin. Por, nuk përjashtoh­et mundësia që të ketë të tjera surpriza në vazhdim.

- Bylisi do të zbresë sot në stërvitjes për të nisur zyrtarisht përgatitje­t anti-Teutë. Këto ditë do të jenë në funksion të javës së parë të kampionati­t. Kur dihet që starti i gjen në transfertë, skuadra do të mbledhë "forcat" për ta nisur mbarë rrugëtimin në elitën e futbollit shqiptar. Pas 9 miqësoreve me skuadra të Kategorisë së Parë dhe Superiores, tashmë e kanë mendjen vetëm te kampionati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania