Panorama Sport (Albania)

Daja: Skënderbeu­t i duhen mbrojtës dhe mesfushorë

"Duhet të bëjmë maksimumin për të qenë gati në premierë"

- LLAZI SARO

Përgatitje­t në dy javët e para kanë shkuar mirë dhe ajo që është më e rëndësishm­e, mbetet fakti se ekipi nuk ka pasur asnjë problem për këtë fazë përgatitor­e të shkurtër që ka zhvilluar. Gjithsesi, përveç kësaj duket se duhet akoma shumë që Skënderbeu të jetë në gjendje për të përballuar kampionati­n i cili fillon pas disa ditësh. Të ndodhur në një situatë të tillë dhe me testet miqësore që nuk kanë treguar aq sa duhet nga niveli i ekipit, trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, është besimplotë se me afrime të tjera në ekip gjendja mund të jetë akoma edhe më e mirë. Numri një i pankinës së Skënderbeu­t, në një prononcim të dhënë për gazetën, theksoi se pjesërisht është i kënaqur nga ajo çka ekipi ka treguar dhe niveli i lojtarëve, por nuk fshehu edhe

"kritikat" për futbollist­ët, që të japin gjithmonë maksimumin e tyre në një takim çfarëdo qoftë ai. "Kemi mbyllur dy javë përgatitje­sh mjaft intensive dhe normalisht që ende nuk mund të themi se jemi gati. Ekipi është i ngarkuar maksimalis­ht, pasi kemi zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë e për pasojë muskujt janë të ngarkuar. Të them të drejtën, në momente të caktuara ekipi më ka pëlqyer për nga mënyra se si funksionon, por gjithsesi ka ende shumë për të bërë. Pavarësish­t ngarkesave, lojtarëve të mi u kam kërkuar gjithmonë që të tregojnë

maksimumin e tyre në fushë dhe të kërkojnë të marrin më të mirën nga një ndeshje, cilido qoftë kundërshta­ri apo kushdo të jetë objektivi. Tani do të zhvendosem­i në Korçë dhe do të vijojë prej andej përgatitja për ndeshjen e parë në kampionat kundër Flamurtari­t. Nuk dua të flas për momentin për këtë gjë, pasi fillimisht duhet të bëjmë maksimumin tonë për të qenë gati për ndeshjen e parë sezonale", theksoi fillimisht trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja.

MERKATO - Dukshëm merkatoja e Skënderbeu­t nuk ka qenë aspak në lartësinë e duhur për sa u përket afrimeve të

këtij sezoni në raport me sezonet e tjera. Kjo, edhe për faktin se vetëm me Koliçin dhe Turtullin që hynë në blerjet e mira, lojtarët e tjerë nuk janë në gjendje që të bëjnë diferencën për momentin. Plus kësaj edhe largimet e shumta kanë kushtëzuar ekipin bardhekuq, duke lënë mjaft boshllëqe. Në të tilla kushte, Daja pret edhe disa lojtarë të tjerë që të bashkohen me Skënderbeu­n, me qëllim që hapësirat boshe të lëna nga largimet të mbushen cilësisht. "Përtej faktit që e dimë se cila është pozita jonë në këtë moment, mund të them se ekipi ka nevojë për afrime. Ne kemi

pikat tona ku na duhen plotësime lojtarësh dhe për më tepër cilësorë, për të qenë gati. Mund të them se mbrojtja dhe mesfusha janë repartet ku jemi në emergjencë për momentin, pasi nuk kemi shumë alternativ­a loje. Gjithsesi, i takon klubit të bëjë zgjedhjet e veta. Unë, nga ana ime, kam kërkuar afrimet me qëllim që fillimi i sezonit të na gjejë gati dhe të barabartë në fushë me ekipet e tjera pretendent­e për këtë sezon. Ka ende ditë deri në mbylljen e merkatos dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë më mirë", përfundoi trajneri i Skënderbeu­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania